Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Opinion

Shqipëtar boll: E për Shqipërin pak!

todayJune 16, 2025 7

Background
share close

Bota shqiptare ne stres te madh.
Shqiptaret te afte te diskutojne, komentojne dhe keshillojne krejt Boten ne kohe te veshtira.
Te dalin hapur me qendrimet e tyre qe madje edhe insistojne ne te drejten e gjykimit te situatave.
Facebook plot, Instagram plot, Tik Tok plot, Mediat plot, Portalet plot, kudo flitet me pasion, me mllef por edhe duke treguar strategji dhe parashikuar fundin.
Brravo popull shqiptar, je i Madh.
Kasaphana zgjedhore ne Shqiperi nuk eshte problem shqiptar, per kete duhet te na thote Ambasada Amerikane dhe Ambasadat Evropiane si dhe misioni vezhgues-keshillues OSBE-ODIHR.
Pazaret politike ne dem te popullit duhet te na i thote dikush tjeter dhe nuk jane ekskluzivitet i popullit shqiptar.
Ajo cfare ndodhi ne stadium ne ndeshjen me Serbine duke mohuar simbolet shqiptare nuk eshte pune e jona.
Shitja apo falja e pasurive Kombetare nuk jane problem i joni,
Instalimi tashme i Diktatures se bijve te Bllokut nuk mund te merret ne konsiderate nga ne sepse eshte problem i nje populli te vogel sic eshte Shqiperia dhe ne merremi me shtete dhe Kombe qe kalojne te 50 milion banoret.
Kosova nuk eshte problem i joni por lufta e Ukrahines eshte edhe e jona thote Spiropalesha, e ajo injorante nuk do bente buje nese nuk do ishte Kryetare Parlamenti.
Edhe lufta Iran-Izrael eshte lufta jone, per gjysmen eshte lufta e Iranit e per gjysmen tjeter eshte lufta e Izraelit.
E ne fund dua te them se ne nuk jemi per vete te lire kur kryeministri pi vere 33600 euro nje shishe, nuk jemi te lire kur kryetari i Bashkise Tirane nderton kompani te vetat per te vjedhur leket tona me lezet, kur kryetari i Bashkise eshte ne burg por njihet akoma si kryetar ne detyre, kur e shoqja harxhon 800 mije euro per breke.
E ne nuk jemi te lire por te sunduar nga Perandoria Soros qe po shkaterron Boten, moralin, familjen, besimin, vjedh dhe tjeterson pronat dhe kjo Perandori ka si ushtar te vetin ne sherbim te ketij sundimi, Edvin Kristaq Rama.
Vazhdoni popull, mos harroni lufterat neper Bote se ne jemi te medhenj dhe nuk merremi dot me pune te vogla edhe pse jane punet tona.

Genc Paçuku

Written by: WindowRadio.de

Rate it