Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Politikë

151 Results / Page 1 of 17

Politikë

💥 Rama sfidon protestuesit: “Dorëheqja ime nuk varet nga sorrat e korbat, por nga 800 mijë shqiptarët!”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish me një mesazh të gjatë dhe me tone të forta politike pas debatit të ndezur që pasoi deklaratat e tij për protestën e quajtur simbolikisht “Bulevardi i Flamingove”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë u është përgjigjur kritikëve, duke theksuar se nuk ka asnjë arsye për të hyrë në negociata apo dialog me grupet që kërkojnë dorëheqjen e tij, pasi – […]

todayJuly 26, 2026 8

Politikë

Të nderuar përfaqësues të medias:

Sot u provua ajo që ne kishim paralajmëruar më parë: gjykata refuzoi t'i nënshtrojë shqyrtimit gjyqësor pyetjen që tashmë është në qendër të debatit publik, nëse Olsi Dado është emëruar në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin për të ushtruar funksionin e prokurorit të Republikës. Padia jonë nuk u rrëzua. Ajo nuk u lejua të shqyrtohej. Gjykata nuk hyri në themelin e pretendimeve tona. Ajo na mohoi aksesin efektiv në gjykatë, […]

todayJuly 24, 2026 13

Politikë

🟪 PUSHTETI QË MBIJETON MBI GJAK, E KA HUMBUR LEGJITIMITETIN!

➖Për çfarë të duhet ky pushtet i mbuluar me gjak, zoti Rama? Kur qytetarët dalin në rrugë sepse nuk pajtohen me keqqeverisjen, me varfërinë, me korrupsionin dhe me një sistem politik të deformuar nga ndryshimet kushtetuese e zgjedhore të vitit 2008, përgjigjja nuk mund të jetë dhuna.😡 As shkopi i policit, as gazi, as frika, se nuk e zgjidhin një krizë politike. Përkundrazi, vetëm e thellojnë atë, çdo dite. Historia […]

todayJuly 23, 2026 10

Politikë

Sindroma e Hirushes në politikë.

Ekziston një fenomen psikologjik që njihet si “Sindroma e Hirushes”. Nuk ka të bëjë me përrallën, por me pritshmërinë se një ditë dikush do të vijë të të shpëtojë, të të njohë vlerat apo të të japë atë që mendon se meriton. Ashtu si edhe në jetë, në politikë, kjo pritshmëri është një nga pengesat më të mëdha për të ecur përpara. Prej 5 vitesh e vëzhgoj këtë fenomen si […]

todayJuly 23, 2026 14

Politikë

🟥 MOS GJYKONI BANORËT E THETHIT. 🔻 GJYKONI ATA QË I TRADHTUAN PËR 35 VJET! 😡

Dje shumë njerëz u turrën t’sulmojnë banorët e Thethit, vetëm pse pritën Edi Ramën dhe zgjodhën t’kuvendojne me të. Disa e quajtën madje “Sindroma e Stokholmit”. Unë nuk mendoj kshtu. Banorët e Thethit nuk janë pengje t’rrëmbyesit. Ata janë pengje të një shteti që nuk e patën kurrë. Prej shekujsh jetojnë n’ato male, mbi tokat e trashëgume brez pas brezi. Turku nuk mundi tua marre pronat. Nuk ua ndryshoi besimin. […]

todayJuly 22, 2026 18

Politikë

Raporti për reformën territoriale i paligjshëm, mazhoranca po shkel rregulloren:

Deputeti i PD, Luçiano Boçi, akuzoi mazhorancën për shkelje të rregullores së Kuvendit në lidhje me raportin e Komisionit për Reformën Territoriale, duke pretenduar se dokumenti është paraqitur pa pasur një produkt zyrtar të miratuar nga komisioni. Nga foltorja e Kuvendit, Boçi tha se mbledhja e fundit e komisionit nuk prodhoi asnjë raport, pasi rendi i ditës nuk u miratua për shkak të votimit kundër nga palët. Sipas tij, kryetari […]

todayJuly 20, 2026 11

Politikë

Anëtarja e Bundestagut gjerman kërkon dorëheqjen e Paunoviqit: Deklarata të tilla e dëmtojnë paqen në Ballkanin Perëndimor:

Deklarata e ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, se nëse do të ishte në vendin e Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998 do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën, ka shkaktuar reagime të ashpra edhe në arenën ndërkombëtare. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe Jasmina Hostert, anëtare e Bundestagut Gjerman për rrethin e Boblingenit, e cila e ka cilësuar të papranueshme një deklaratë të tillë dhe ka kërkuar […]

todayJuly 17, 2026 14

Politikë

Bojkoti i seancës parlamentare është shërbimi më i madh që mund ti bëhet Edi Ramës.

Në ditët më të zeza të kësaj qeverie, kur qytetarët janë në revoltë dhe aferat korruptive janë ekspozuar njëra pas tjetrës, Sali Berisha zgjedh edhe një herë ti vijë në ndihmë Edi Ramës, duke u sjellë si bashkëortak dhe pjesë e bashkëqeverisjes! Sot Parlamenti duhej të ziente. Duhej të ishte arena ku një qeveri e kalbëzuar dhe e rrënuar moralisht të vihej me shpatulla pas muri. Sot Partia Demokratike duhej […]

todayJuly 13, 2026 23

Politikë

“Ministrja: Kush po pyet për 4 milionë euro…”

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, deklaroi në një intervistë se fondi prej 4 milionë eurosh i akorduar nga qeveria për organizimin e koncertit të Kanye West ishte një vendim i domosdoshëm për të mbrojtur imazhin e Shqipërisë dhe për të shmangur pasoja më të mëdha ekonomike. Sipas Ismailit, ka qenë vetë kryeministri ai që ka bërë të ditur se vendimmarrja është marrë “in extremis”, pas shtimit të rrezikut […]

todayJuly 13, 2026 22