Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Politikë

151 Results / Page 3 of 17

Politikë

Zgjohet bisha: Rikthehet Basha:

Do kandidoj në Tiranë, do shpartalloj Ramën dhe Berishën…po pres të marr dhe vulën…beteja sapo ka filluar. Lulzim Basha premton të zbresë në fushëbetejën e zgjedhjeve parlamentare, si një pol i ri politik, përballë Edi Ramës dhe socialistëve e koalicionit të partive opozitare të udhëhequr nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha. Në një intervistë për Vizion Plus, Lulzim Basha garanton se krahas betejës në Gjykatën e Lartë për të […]

todayJune 24, 2026 58

Politikë

Unë jam dhe do mbetem Marjana e maleve, e tash e kam kalue gardhin, pa kthim, ndërsa ju jeni në nji krizë të thellë legjitimiteti:

Letër e Hapun. Kryeministrit z. Edi Rama Zoti Kryeministër, Mbasditen e sotme pritet të jetë dita e 24-të e nji proteste prej dhjetëra mijëra qytetarësh të mbledhun në shesh, të revoltuem e të lodhun nga indiferenca, dehja dhe deliri i pushtetit të krejt klasës politike të vendit. Populli ju ka kërku nji rresht pikash, të cilat ju, përveçse keni shmangë përballjen dhe llogaridhanien që ju takon si drejtues i shtetit, […]

todayJune 24, 2026 75

Politikë

MIRËMËNGJES I DASHUR PROTESTUES:

Nuk të shoh si humbësin e një proteste, po si njeriun e mbetur vetëm me bindjet e tij. Ti i je bashkuar vorbullës thithëse të turmës, sepse beson sinqerisht se po mbron diçka të çmuar. Ndoshta ti ke frikë se vendi po shkon drejt humnerës. Kapitalistët e huaj do të gllabërojnë natyrën. Zogjtë e rrallë të Shqipërisë do të vdesin. Atdheu yt ka dalë në shitje. Ose ndoshta ti nuk […]

todayJune 23, 2026 16

Politikë

“Sot skenari u zbardh plotësisht! Deklaratën me kërkesa në emër të protestuesve e mbajti “zëdhënësi” i Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar për protestën e zhvilluar para Kryeministrisë, duke hedhur akuza të forta ndaj Dritan Goxhajt, i cili lexoi kërkesat e protestuesve. Sipas Ballës, Goxhaj vepron si “zëdhënës” i Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri. “Sot skenari u zbardh plotësisht! Deklaratën me kërkesa në emër të protestuesve e mbajti “zëdhënësi” i Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri. Personi quhet Dritan Goxhaj, […]

todayJune 22, 2026 29

Politikë

Rama do pritet sot nga Macron në Paris, në fokus integrimi në BE dhe investimet franceze në Shqipëri:

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Francës ku do të pritet në një takim zyrtar nga presidenti Emmanuel Macron më 22 qershor. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Rama dhe Macron do të takohen në orën 13:00 në Paris. Pritja do të zhvillohet në Pallatin Elysee ku pritet të diskutohet rreth integrimit të Shqipërisë në BE si dhe për investimet franceze në Shqipëri. Sipas njoftimit të bërë […]

todayJune 22, 2026 40

Politikë

Mund të jetë edhe kështu si thoni ju, z. Kryeministër, por kemi disa pyetje të thjeshta publike:

💰Kush e solli në piacë të vëmendjes shqiptare Kushnerin, ndërkohë që ishte shumë i zënë me hallet e Gazës dhe të Ukrainës? 💰Kush hipi te jahti i multimiliaderit dhe i tha se kishte një ishull për të shitur, mes “dhjetëra” ishujve që ka Shqipëria? 💰 Kush i shkeli ligjet shqiptare dhe ato amerikane për të lobuar me bë një foto me presidentin Trump? 💰 Kush i la tokat e Zvërnecit […]

todayJune 20, 2026 28

Politikë

Neomalësoria nga politikane po kthehet qesharake!

Pas paralajmërimit se do të shkatërronte Bajrat, Marjana Koçeku i kthehet estetikës dhe godet Palasën Vetëm një ditë pasi paralajmëroi se, nëse fisi Bajri do të prekte familjen e saj, ajo do t’i shkatërronte, deputetja Marjana Koçeku ka zhvendosur vëmendjen nga konfliktet e Shkodrës tek arkitektura e jugut. E larguar tashmë nga grupi parlamentar socialist, Koçeku publikoi në Facebook një foto ajrore të kompleksit të vilave në Palasë, të shoqëruar […]

todayJune 19, 2026 23

Politikë

A PO TËRHIQET AGRON SHEHAJ NGA PROTESTA?!

Agron Shehaj kundër kërkesave të protestuesve: Në zgjedhje do shkojmë me Ramën Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është shprehur kundër kërkesave të protestuesve për largimin e menjëhershëm të kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se zgjidhja duhet të vijë përmes procesit zgjedhor. Në një prononcim për gazetarët nga oborri i Kuvendit, Shehaj theksoi se ata që presin shpëtimin tek një qeveri e mundshme teknike apo tranzitore, pra një nga kërkesat […]

todayJune 18, 2026 42

Politikë

RRUGA PËR NË FERR ËSHTË E SHTRUAR ME QËLLIME TË MIRA, thotë një fjalë shumë e moçme, dhe ka një arsye pse kjo shprehje ka mbijetuar për shekuj.

Ajo nuk i zhvlerëson qëllimet e mira. Përkundrazi. Qëllimet e mira janë A-ja e domosdoshme për krejt alfabetin e etikës së angazhimit publik. Por rruga e njerëzimit na mëson se qëllimet e mira assesi nuk mjaftojnë. Përkundrazi. Historia është plot me zhvillime të nisura me sloganet më fisnike dhe emocionet më të sinqerta, por të përfunduara në intolerancë, fanatizëm apo shkatërrim, si rezultat i këputjes së lidhjes së perceptimit me […]

todayJune 18, 2026 10