Your dedications
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Rajon

47 Results / Page 1 of 6

Opinion

Kur shteti nderon të dënuarin për gjenocid, problemi nuk është më vetëm historia.

Varrimi i Ratko Mladićit në Beograd nuk mund të shihet vetëm si ceremonia mortore e një ish-komandanti ushtarak. Mënyra se si u organizua lamtumira e tij, nderimet shtetërore dhe ushtarake, prania e zyrtarëve të Serbisë dhe e drejtuesve politikë të Republika Srpska, si dhe glorifikimi publik nga mijëra pjesëmarrës, e shndërruan varrimin në një ngjarje me domethënie të thellë politike. Këtu qëndron edhe problemi kryesor. Ratko Mladić nuk vdiq si […]

todaySeptember 8, 2026 5

Rajon

Djali i Vuçiqit në varrimin e Ratko Mladiqit, mijëra njerëz dhe zyrtarë nderojnë të dënuarin për gjenocid.

BEOGRAD – Varrimi i Ratko Mladiqit, ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Srpska dhe i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, është kthyer sot në Beograd në një ngjarje me peshë të fortë politike dhe simbolike. Mes mijëra pjesëmarrësve është shfaqur edhe Danilo Vuçiq, djali i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.  Prania e djalit të presidentit serb merr një domethënie të veçantë për shkak […]

todaySeptember 7, 2026 8

Rajon

FLAMURI NUK HIQET PËR ASKËND: NË LLACË, NJË BIR ZGJODHI AMANETIN E NËNËS PARA ULTIMATUMIT TË HOXHËS!

MË MIRË PA HOXHË, SESA PA FLAMUR! Një varrim në Llacë të Tetovës hap një debat të fortë për fenë, kombin, traditën dhe të drejtën e familjes për të nderuar të ndjerin Një ceremoni mortore në fshatin Llacë, në Komunën e Tetovës, është kthyer në një ngjarje që tejkalon dhimbjen e një familjeje dhe ngre një debat shumë më të gjerë për raportin mes besimit fetar dhe simbolit kombëtar shqiptar. […]

todayAugust 29, 2026 24

Rajon

MEDVEGJA NË ALARM – MUHARREM SALIHU: “KËTU PROVOHET NËSE TË DREJTAT E SHQIPTARËVE JANË PARIM APO VETËM FJALË”

Çështja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës rikthehet sërish në qendër të debatit politik, këtë herë përmes një reagimi të fortë të Muharrem Salihut, i cili e vendos Medvegjën në zemër të një problemi shumë më të madh sesa një vizitë presidenciale apo një episod i radhës politik. Për Salihun, mënyra se si shteti serb sillet ndaj shqiptarëve të Medvegjës është prova konkrete me të cilën duhet matur serioziteti i […]

todayAugust 23, 2026 10

Opinion

Ramushi qe kurre nuk mbushi.

Hashim Thaci per President i Kosoves… per te vazhduar detyren qe pa drejtesisht ja nderprene ne mes …kjo do ishte ne te mire te te gjitheve e te Kosoves ne vecanti…keshtu ka deklaruar sot publikisht njeri prej atyre personave ( Ramush Haradinaj ) qe aq shume po e pengon sot Kosoven te shkoje perpara e po i ve gure nen rrota asaj e vecmas LVV e kreut te saj A.Kurtit […]

todayAugust 23, 2026 15

Rajon

Frutex bëhet pronare e kompleksit historik “Nestor Hotel” në Gjermani, investim i madh në zemër të Evropës:

Një nga kompanitë më të njohura kosovare po shënon një tjetër hap të rëndësishëm në zgjerimin e saj ndërkombëtar. Frutex, kompania që qëndron pas brendit të njohur Golden Eagle, është bërë pronare e kompleksit historik “Nestor Hotel” në Ludwigsburg të Gjermanisë. Lajmin e ka bërë të ditur pronari i Frutex dhe Golden Eagle, Shaqir Palushi, përmes një publikimi në profilin e tij në Facebook. Bëhet fjalë për një kompleks me […]

todayAugust 21, 2026 17

Aktualitet

Ndodh në Kosovë! Shqiptarët protestojnë kundër ndërtimit të kishës: “Sot paqësore, herën tjetër nuk mbajme pergjegjesi cfare ndodh.

Ndryshe nga Shqipëria, ku bashkëjetesa fetare është kthyer në një shembull të njohur ndërkombëtar dhe ku shqiptarë myslimanë kanë kontribuar edhe në ndërtimin e kishave, si në rastin e Lezhës, apo familje myslimane në Malësi të Madhe kanë ruajtur ndër vite objekte të kultit të krishterë, një tjetër situatë vjen nga Kosova. Banorë kanë dalë në protestë në Zagori të Vushtrrisë, duke kundërshtuar ndërtimin e një kishe katolike shqiptare. Në […]

todayAugust 20, 2026 19

Kronikë

Tronditet media shqiptare në Maqedoninë e Veriut: Gjendet i pajetë drejtori operacional i Alsat, Lirim Hajredini!

SHKUP – Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot komunitetin mediatik në Maqedoninë e Veriut. Lirim Hajredini, 38 vjeç, drejtori operacional i televizionit kombëtar Alsat, është gjetur i pajetë mëngjesin e së enjtes, 13 gusht 2026, në Shkup. Autoritetet kanë nisur hetimet, ndërsa rrethanat e plota që çuan në vdekjen e tij mbeten ende objekt i procedurave hetimore. Ngjarja është raportuar rreth orës 09:25, kur autoritetet policore në Shkup janë […]

todayAugust 13, 2026 32

Rajon

Vuçiq kërcënon me ndryshimin e rrjedhës së Ibrit: Përmend “terrorin” ndaj serbëve!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka rikthyer në diskursin politik një ide që prej vitesh është shfaqur herë pas here në Serbi: ndërhyrjen në rrjedhën e lumit Ibër. Këtë herë, deklarata e tij është lidhur drejtpërdrejt me zhvillimet politike në veri të Kosovës. Gjatë një vizite në punimet për urën e vjetër hekurudhore në Beograd, Vuçiq tha se Serbia po shqyrton mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së Ibrit dhe se […]

todayAugust 9, 2026 9