Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Art/Kulturë

107 Results / Page 1 of 12

Art/Kulturë

Nusja malësore, një ikonë e trashëgimisë shqiptare!

Fotot e paraqitura në këtë kolazh të disavitshëm e shumëvendshëm, sjellin në sy, ëndje, hir dhe adhurim, një univers estetik dhe ritual që e vendos nusen malësore në qendër të një tradite shekullore.Ato nuk janë thjesht portrete dhe tërësi shprehëse të grave të veshura bukur, janë dokumente vizuale të një bote simbolesh, rregullash dhe përfaqësimesh kulturore që mbijetojnë përtej kohës. Në secilin imazh shohim një ansambël të plotë veshjeje, ku […]

todayJuly 26, 2026 16

Art/Kulturë

SOT NË DITËLINDJEN E MARTIN CAMAJ
Një e kremte në altarim e fjalës së këndimshme të shpirtit:

​Martin Camaj ishte padyshim një vullnet lartësimi vlerash dhe kontribuimi krenues. Një begati e amshuar që na shpërblen bujarisht me urtësinë e asaj mendjeje të dritshme dhe me hirin e lartë të një zemre të bardhë.​Askush nuk do ta besonte se një djalosh i shkulur prej atyre rrënjëve të thella, i lindur “…në një vis të egër, ‘ku s’ka shkelë kurrë kamba e kalit’”, do të shndërrohej në një prej […]

todayJuly 21, 2026 13

Art/Kulturë

LETËR PËRMES DIELLIT:

Kjo letër është një përpjekje për të shprehur atë që fjalët mezi mund ta përshkruajnë – dashurinë time për ty. Ndërsa dielli shkëlqen mbi ne çdo ditë, unë shpresoj që rrezet e tij të të sjellin këto fjalë të ngrohta. Çdo mëngjes, kur dielli lind dhe përhap dritën e tij mbi gjithçka, më kujton sa e ndritshme është jeta që ti je pjesë e saj. Si rrezet e para të […]

todayJuly 11, 2026 18 2

Art/Kulturë

DIALOG ME ËNDRRËN!

Është e çuditshme t’i shkruaj një letër dikujt që nuk e njoh, por ndonjëherë zemra na udhëheq në drejtime të paimagjinueshme.Ka diçka magjike dhe misterioze në këtë akt, sikur po i flas një ylli të largët që ende nuk e kam parë nga afër.Ndoshta je duke ecur në një park në këtë çast, ose duke shijuar një kafe në qytetin tend të vogël.Ndoshta buzëqeshja jote ndriçon rrugët që kalon dhe […]

todayJuly 9, 2026 11 2

Art/Kulturë

Shkodra dhe arti i të qeshurës
68 vjet nga themelimi i Estradës prefesioniste:

Historia e një qyteti që e shndërroi humorin në identitet, kulturë dhe liri "Një popull që di të qeshë me veten është një popull që nuk e humbet kurrë lirinë e shpirtit."Më 3 korrik 1958 u përurua Estrada Profesioniste e Shkodrës. Në kronikat e kohës kjo u regjistrua si lindja e një institucioni artistik. Në të vërtetë, ishte shumë më tepër se kaq. Ishte dita kur një qytet i dha […]

todayJuly 3, 2026 21

Art/Kulturë

FATE TË KRYQËZUARA!

Nata kishte zbritur mbi qytetin e qetë si një vell i butë kadifeje. Tingujt e lehtë të muzikës dhe zërat e miqve përziheshin në një festë të thjeshtë, por të mbushur me buzëqeshje dhe gota të ngritura për kujtime të vjetra dhe shpresa të reja. Në një cep të një dhome të ndriçuar butë, Elio, me flokët kafe të përkrehura me kujdes dhe syzet e errëta që mbulonin boshësinë e […]

todayJune 24, 2026 27

Art/Kulturë

MONOLOG:

U rrokullisën stinët një nga një…Dhe përsëri vera:Po ajo…Të njëjtat pemë…Të pazhurma…Ditë identike nën të njëjtin diell…Yje të mbrëmjeve…Në të njëjtin qiell… Në portat e kësaj stine të njoha…Mbështjellë me ankth provimesh…Të shqetësuar…Dhe s'di se si këtë verë…Në mendje e ndërtovaBashkë me tyDiku…Në një plazh të harruar… Por vera dhe rëra e plazheve…U derdh e qetë nëpër gishtat e mi pa nxitim…Diçka brenda meje me rrapëllimë e theu mbrëmjeve…Të mbushura […]

todayJune 21, 2026 10

Art/Kulturë

TË NJOHIM ARTISTIN PRESHEVAR SKENDER HALIMI:

Zakonisht nuk flas per veten, dhe nuk ngrej doren asnjeher per punet qe bej, por ama njeher dhe vetem njeher dua ta shpalos CV time me te gjith ata qe me njohin e qe nuk me njohin. Nese kam anashkaluar dicka, e kam ber nga modestia sepse jam rrit me frymen modeste qe bart brenda vetes, pavaresisht injorances se madhe qe mbreteron ne kte vend. Kush esht Skenda?! Ne vitin […]

todayJune 12, 2026 13

Art/Kulturë

PASAZH:

Jam i trishtuar… Ka net që më kaplon një heshtje e rëndë. Jo ajo heshtje që qetëson, por ajo që bërtet në shpirt. Dhe në këtë natë, unë e ndjej se ti mungon më shumë se gjithnjë. Trëndafilat që më dhe – ato që dikur i mbaja si kujtim të dashurisë sate – tani më mbeten në duar si plagë. Si kujtime të gjalla që më djegin, jo më me […]

todayJune 3, 2026 15