Your dedications
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Politikë

🟪 Edvin, mos ki frike nga historia, historia ka frike të shkruaj per ty!

todayAugust 18, 2026 14

Background
share close

Edi Rama thote sot se do ta gjykojë historia nesër.

Patjetër. Historia nuk harron. Problemi është se çfarë do të shkruajë ajo?

Do të shkruajë se ti drejtove Shqipërinë për 14 vjet dhe Tiranën për 11 të tjera.

Pra, plot një çerek shekulli pushtet.

➖Si është Tirana sot?

Kryeqyteti europian ku në shumë zona uji ende nuk është 24 orë në rubinet, por depozitat janë 24 orë mbi tarraca.

Ku pompa e ujit është pjesë e mobilimit të shtëpisë dhe zhurme per lagjen.

Ku ujërat e zeza vazhdojnë të jenë problem i qytetit dhe Lana mbetet simboli më therës i tij me erën qe çudit çdo turist e shqiptar.

Ku tramvaji u premtu, por nuk erdhi kurrë.

Metroja nuk erdhi, por stacioni i trenit iku bashkë me të, në Kamëz

Ndërsa telat e energjisë dhe internetit vazhdojnë të varen në fasada, rrugë e ballkone si dekor urban i “Tiranës moderne”.

Premtove aq shumë, sa sot është më e lehtë të numërosh çfarë realizove sesa çfarë premtove.

Por historia jote nuk është vetëm historia e betonit, kullave dhe propagandës.

Është edhe historia e një qeverisjeje ku ish zëvendëskryeministra, ministra, deputetë e kryetarë bashkish kanë përfunduar nën hetim, akuzë apo pas hekurave për çështje korrupsioni.

Historia do të kujtojë edhe qytetarët e ndëshkuar rëndë për energjinë elektrike.

Do të kujtojë pronat e shembura dhe familjet që u përballën me fadromën e arrogancen e pushtetit tend.

Dhe mbi të gjitha do të kujtojë kontrastin e madh:

Shqipëria që shfaqej në ekran “kazan” dhe Shqipëria ku jetonin shqiptarët.

Ti prisje të të gjykonte historia, Edi.

Por historia të bani një rreng të vogël:

Gjyqi filloi para se t’mbaronte mandati yt politik.

Sot nuk të gjykojnë vetëm kundërshtarët politikë. Të gjykojnë qytetarë, të rinj, pensionistë, intelektualë dhe shqiptarë nga diaspora, Kosova e Maqedonia e Veriut, që kërkojnë një Shqipëri tjetër.🇦🇱

Prandaj mos u mërzit me historinë.

Ajo ka kohë ti shkruaj të tana, por merre seriozisht të tashmen.

Dhe nëse do që historia të të kursejë të paktën një fjali të mirë, largohu kur ta kërkojnë qytetarët.

Që nesër të mund të shkruhet:

“Në fund, iku.”

Mos e humb edhe këtë shans.

Ik!👎

Shkruan Nard Noka në Facebook.

Written by: WindowMedia.de

Rate it