Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Botë

Gjermania kufizon bashkimin familjar:

todayJune 20, 2025 3

Background
share close

Do të ndryshojë ligji për bashkime familjare në Gjermani dhe cilat grupe janë të prekura?

Gjermania do të kufizojë bashkimet familjare, por jo për të gjithë. Qeveria gjermane ka miratuar një projektligj i cili duhet të miratohet edhe në Bundestag dhe në Bundesrat, me të cilin ndalohet bashkimi familjar për personat me “mbrojtje të kufizuar ligjore në Gjermani”.

Kjo i bie, që personat që kanë leje qëndrimi të përkohshëm nuk do të mund të bëjnë bashkime familjare në dy vitet e ardhshme.
Qëllimi është që të kufizohet ardhja e migrantëve dhe refugjatëve që nuk kanë të drejtë të rrinë në Gjermani për një kohë më të gjatë
Në Gjermani ka pasur në vitin 2024 rreth 381.000 persona me status të përkohshëm.
Për bashkime familjare të këtyre personave në vitin 2024 janë dhënë 12.000 viza. Ndërsa në vitin 2025 deri tani janë dhënë rreth 5.000 viza për bashkime familjare të këtyre grupeve.
Numri më i madh i këtyre personave që kanë kërkluar azil dhe nuk e kanë marrë vjen nga Siria, Somalia, Jemeni, Afganistani dhe Eritrea.
Këto rregulla vlejnë pra për personat që nuk kanë fituar azil dhe nuk kanë të drejtë qëndrimi afatgjatë në Gjermani.
Ndërsa sa i përket bashkimeve familjare të punëtorëve me leje pune, pra punëtorëve të rregullt, nuk ndryshon asgjë.
Bashkimet familjare lejohen si për punëtorët e kualifikuar ashtu edhe ata pa kualifikime, pra grupet ku bën pjesë grupi më i madh i shqiptarëve – por duke plotësuar kushtet e kërkuara.

Written by: WindowRadio.de

Rate it