Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Art/Kulturë

KARUSEL:

todayJune 21, 2025 4

Background
share close

Të shkruaj për heshtjen e brendshme,
për fjalët e pathëna, ndjesat e pakërkuara
e, për një dashuri të pafituar
dhe më tej,
më duket sikur do të krijoj një Bibël të re me ty.

Jeta, një cikël rrotullimesh karuseli,
ku intensiteti i lartë e mund pjesën kryesore të ngjitjes,
në ndjekje të tij, ne, sikur duam të përsëritim…
“A nuk i vrasin edhe kuajt kështu”?

Por, nuk harroj kurrë,
se qendra e karuselit në bezën e saj të mban ty,
në një pikturë vaji;
ndërsa hija e shpirtit tënd,
zjarr që djeg djersën e pafajsisë.

Grali im i shenjtë i të gjitha rrotullimeve, dashurive dhe teorive,
je vetëm ti.
Je përralla më e bukur e “1001 netëve”
që nuk mbaron kurrë;
dhe unë,
pikat e shiut të etura për flokët e tu të shpupurisur.

Nëse do të dridhej karuseli pa pikturën e vajit,
nuk e ndiej se do të shkonte në pikën kulmore,
më duket si një akrep sahati me bateri të mbaruar,
që përsërit lëvizje të dëshpëruara ciklike pa e kaluar kurrë numrin 12.

Kastriot.Fetahu.

Written by: WindowRadio.de

Rate it