Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Sociale

Gjermamët gjithnjë e më shumë të vetmuar!

todayJuly 16, 2025 4

Background
share close

Çdo person i pestë në Gjermani jeton vetëm

Rreth 17 milionë njerëz në Gjermani jetojnë vetëm. Kjo do të thotë se përafërsisht çdo person i pestë (20.6%)jeton vetëm. Këto janë rezultatet preliminare të Zyrës Federale të Statistikave (Destatis) për vitin 2024.
Të moshuarit janë ata që janë më të prekur nga kjo dukuri. Në grupmoshën 65+ vjeç, pak më shumë se një në tre persona jetonin vetëm (34.0%), ndërsa në mesin e atyre të moshës 85 vjeç e lart, shifra ishte më shumë se një në dy (56.0%).
Por përqindja ishte gjithashtu mbi mesataren edhe tek të rriturit e rinj të moshës 25 deri në 34 vjeç, fjala është për 28.0%. Në përgjithësi, gratë jetojnë më shpesh vetë (21.2%) sesa burrat (20.0%), njofton Destatis.
Njerëzit që jetojnë vetëm janë më shumë të rrezikuar nga varfëria. Po ashtu, njerëzit që jetojnë vetëm shpesh ndihen të vetmuar.
Sipas agjencisë evropiane të statistikave Eurostat, vetëm pesë vende të Evropës veriore dhe verilindore, Lituania , Finlanda , Danimarka, Estonia dhe Suedia kishin një përqindje më të lartë të njerëzve që jetonin vetëm sesa Gjermania krahasuar me pjesën tjetër të BE-së.
Përqindja më e ulët e njerëzve që jetojnë vetëm ishte në Sllovaki (3.5%), Irlandë (8.1%) dhe Poloni (8.8%).

Written by: WindowRadio.de

Rate it