Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Art/Kulturë

KUR FLAKË TË MARRIM:

todayAugust 10, 2025 4

Background
share close


KUR FLAKË TË MARRIM

Më vjen sa herë në kujtime,
Më rikthen vitet si në ëndërr,
Kur humbisnim në ëndërrime,
E befas, zhdukesh si një zhgjendërr.

Pse më lë kaq shumë në hall?
Zëri yt dhe bukuria,
Si më çmendën kohë më parë,
M’i marrin prapë këto mend e mia.

Kurorë ëndrrash e di më thur,
Zëri yt m’i ndez yjet çdo çast,
Por bota vuri mes nesh një mur,
Jeta s’na dha më tjetër rast.

Hije që dhembin, përmbi dhè,
Do mbesin kjo flakë, ky mall,
Mbase do çuditen me ne,
Kur flakë të marrim dhe në varr.
Kujtim Hajdari


WHEN WE BURST INTO FLAMES

You come back in my memories,
Turning the years into a dream,
Like when we got lost in reveries,
And suddenly, you vanish like steam.

In such distress, why do you leave me?
Your voice and stunning beauty,
How they drove me mad in the past,
They come again and burn me at last.

I know, a crown of dreams, you weave for me,
And your voice ignites me every moment,
But the world has built a wall between us,
And life gave us a terrible torment.

On Earth, like shadows that cause pain,
This flame, this longing, will remain.
Maybe the world will wonder at our love,
When we burn into flame, even the grave.

Kujtim Hajdari

Written by: WindowRadio.de

Rate it