Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Art/Kulturë

Arratisja e vetvetes:

todayAugust 23, 2025 5

Background
share close

Esse:

Jetojmë në një botë që ecën me shpejtësi, ku komunikimi është i pandërprerë, dhe ndonjëherë ndjejmë nevojën të ikim larg. Jo
fizikisht, por brenda vetes në një cep të mendjes, një vend ku heshtja dhe vetmia bëhen kēshilluesit tanë. Kjo arratisje mendore, në dukje si një dëshirë për qetësi, është një përpjekje për t’u mbrojtur nga zhurma e jashtme dhe konfuzioni i jetës.

Bota që ne vetë krijojmë dhe ndiejmë kontroll të plotë mbi emocionet dhe mendimet ćuditërisht na bën më të lumtur.
Është një hapësirë e sigurt, ku mund të rrimë me orë të tëra duke reflektuar, duke kërkuar përgjigje, apo thjesht duke ndjerë pa u shqetësuar për pritshmëritë e të tjerëve. Por, kjo mrekulli shpirtërore ka edhe anën e errët.

Kur kthehemi në realitet, ndjenja e pakuptueshmërisë është e fortë. Shpesh ndihemi të huaj për njerëzit përreth, sikur jemi larguar aq shumë sa ata nuk na kuptojnë më. Kjo nuk është vetëm distancë fizike, por një hendek emocional dhe psikologjik. Mungesa e komunikimit të sinqertë dhe njerëzor e bën izolimin edhe më të
thellë.

Niçja ka thēnë:
“Njohja më e madhe është të dish kush je.”
Në thelb, vetëdija për veten është themeli i forcës dhe lirisë personale.

Aty, mbi urat e heshtjes, ne përballemi me pasqyrën tonë më të sinqertë, me ato frikëra, shpresa dhe ëndrra që vetëm ne i njohim

Arratisja me mendje është e nevojshme për reflektim, por kthimi dhe përballja me realitetin është ajo që na bën njerëz me lidhje të forta shpirterore.

Blerina Çifliku Behari

Written by: WindowRadio.de

Rate it