Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Art/Kulturë

LËMSH NË GRYKË:

todaySeptember 20, 2025 6

Background
share close

Kur në grykë të mblidhet lëmsh dalldia?!
Atëherë kur njeriu humbë shpresën,
se nuk funksionon më drejtësia.

Kur shpirtin në kafaz të hekurt
ta kanë mbyllë,
Kur horizontet nuk hapen,
të shfrytëzojnë dhe
si limon gjer në palcë
të kanë shtrydhë.

Kur nata komandon ditën,
Dhe të bardhën e kanë nxirë,
Kur zemrën s’ta kuptojnë,
dhe dashuri më për ty ska.
Kur i zgjuari përbuzet,
Dhe injoranti më tepër se ai vlerë ka.

Kur cdo njeri si numër llogaritet,
Kur hajduti dhe i dhunshmi,
me forcë e maskarallëk e marrin karriken,

Kur i pa dituri bën të diturin,
E i dituri e mbyll gojën,
Kur në burg ta mbyllin shpirtin,
E zemrën pa arsye ta lëndojnë.

Kur ndodhesh mes njerëzve
pa karakter,fe e pa besë,
Kur injoranti fryhet si kaposhë,
Dhe i parë kudo do,që të jetë.

Dhe kur detyrohesh të jetoshë
me forcë në erresirë,
Kur e keqja sundonë pa frikë,
dhe vlerësohet si më e mirë,

Kur drita udhërrëfyese ty të mungonë.
Kur e mira në hale të gomejve
si e keqe,aty përfundonë,
Kur askush se llogaritë më njerinë,
Por më tepër se ai,një kafshë e cmonë.

Kur shtigjet të mbyllen,
dhe dalje për ty më nuk ka,
Kur gjendesh atje,
ku mbretëron hileja.
Kur njëri sa më fortë të godet,
e tjetri bënë,
sikur të ndihmonë
e krahun ty ta mbanë,

Kur fjala e drejtë ska vlerë,
dhe leku është bërë mbret.
Kur biznes bënë hajduti,
cobani bëhet deputet.
Kur i pa morali
nëncmon të ndershmin,
Dhe i zgjuari ulë kokën,
heshtë e më nuk fletë.

Kur të gjithë kërkojnë karrike
dhe askush s’bën punën e vet.
Kur zyrtari gjoja mendon për ty,
Por eshtë aty,të zgjidhë hallin e vet.

Kur për asgjë s’të llogarisin,
e vlerësojnë më si njeri,
Vec të shohin si numër,
Për të përfituar nga ti lekun,
Me korrupsion e me hajni.

Kur askujt si bie në qafë,
por ndaj teje ankohet,
qanë,ngre zërin, dhe bërtet.
Ku gjithkush përgojon tjetrin,
e nuk shehë më hallin e vet,

Kur i fajshmi merr pafajsinë,
E të pafajshmin e dënojnë,
Atëherë le të pyesim veten,
Ne kështu o njerëz, a mundet?!
Përpara që të shkojmë?!

Ja,kështu shoqeria cdo ditë
keqë e më keqë po ndryshonë,
dhe poshtë po rreshketë.
Dhe askush spo kuptonë
se në c’drejtim po shkonë
e në c’rrugë po ecë.

Mbrapshtinat udhëheqin
si kali pa samar,
Vec Zoti e di kjo punë
si do shkojë,e si do të marrë,
E revanshi i kafshërisë
hovin kur do ta ndalë?!

Ktheni mendjen njerëz
në doni,
në paqe e harmoni si vëllezër
të jetoni !

Përbuzni e dënoni të keqen
Dhe të mirën lëreni tju udhëheqë,
Dhe me shpirt atë gjithnjë ta vlersoni.
Se ndryshe do të përfundoni në skëterr,
Në ferr e në djall si mos më keq!

Nga Fali Ndreka

Written by: WindowRadio.de

Rate it