Listeners:
Top listeners:
Window Radio
Opinion
todayOctober 13, 2025 7
Disa verejtje pas qëndrimit te prokuroreve:
Si perfundim, kjo farsë u nis me urdhra politikë dhe nuk ka as fakt penal e as çështje publike por veç kthim të sendit të vjedhur dhe zhvillim të pronës private. Ky eshte nje proces politik i nisur me urdhër publik të Edi Ramës drejtuar SPAK për të hetuar dhe proceduar Sali Berishën si në Kongresin e PS më 09.05.2022 edhe në Asamblenë e PS më 07.05.2022 ku Edi Rama ju drejtua me fjalët:“Jemi vetëpërmbajtur deri ku tani nuk mban më, përballë kësaj talljeje të madhe. Durimi ynë po soset. Zonja dhe zotërinj të SPAK-ut Zgjohuni! Po deligjitimohet SPAK-u dhe i gjithë sistemi i ri i drejtësisë!” Fill pas urdhrave të Edi Ramës drejtuar SPAK në Kongresin e PS më 09.04.2022, brenda 5 javësh (15.04.2022 – 20.05.2022) SPAK ka nisur një breshëri me 16 kërkesa drejtuar të gjitha institucioneve të mundshme duke kërkuar informacione për Sali Berishën dhe 3 breznive të tij qysh para 30 vitesh dhe deri tek mbesat e palindura ende të tij asokohe. Pra fillimisht shënjestrohet “Armiku i PS” sipas urdhrit publik të Edi Ramës dhe më pas kërkohen informacione për 30 vjet e jo për çështje konkrete.Të tre ne zhvilluesit e pronës së të parëve tanë jemi krenarë që i kthyem dinjitetin duke:i) respektuar pronarët e ligjshëm,ii) zgjidhur hallin e strehimit të 42 familjeve informale (askush nuk eshte nxjerre me dhune),iii) dhuruar komunitetit kopshtin dhe çerdhen më të mirë në qytet,iv) zhvilluar tokën me shumë dashuri jo me qiellgërvishtës por banesa te kendshme qe lejojne koridoret ajrore, vegjetative dhe pamore,v) duke marre arkitekt dinjitoz qe krijoi komunitet të qëndrueshëm,vi) krijuar me parkun urban më të madh në Tiranë me mbi 2200 peme,vii) me dhjetëra vende çlodhëse dhe vepra arti,viii) duke hapur mbi 2000 vende pune dheix) paguar miljona euro taksa.Ndonëse kreu i SPAK deklaron se “afërmendsh gjykatat vendosin çfarë kërkojmë ne”, ju ftoj të tregoni integritet dhe mos nënshtroheni ndaj politikës apo prokurorëve të nënshtruar politikisht.
Shkruan Abi Malltezi
Written by: WindowRadio.de
todayJuly 26, 2026 8
todayJuly 25, 2026 12