Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Sociale

FEMINIZMI EDHE BURRAT!

todayOctober 14, 2025 6

Background
share close

Feminizmi edhe Burrat !

E kemi bërë sport analizimin e burrave, duke jetuar në një kulturë që paketon përbuzjen si monedhë.

Po, sigurisht që jetojmë brenda patriarkatit makinerisë së heshtjes që ka penguar lulëzimin e plotë të grave për shekuj me radhë , edhe jo vetëm metaforikisht, jo vetëm simbolikisht, por strukturalisht. Kjo është edhe arsyeja pse ambicia e një gruaje lavdërohet derisa ajo bëhet konkuruese me burrin , zëri i saj admirohet derisa fillon të ndërpresë atë të një burri.

Por të mos harrojmë se dhe ne gratë, pasi mësuan gjuhën e mbijetesës, e cila ka shumë nuanca të përbuzjes filluam ta flasin rrjedhshëm atë. Kjo rrjedhshmëri superioriteti nuk është më revolucion, është teatër.
Sa herë mundohemi të tregojmë panevojshmërinë e ekzistencës së një burri në jetën tonë duke i analizuar ato pa mirësi, përtej mungëses së kuriozitetit, fundit të durimit, e mosnjohjes së kontekstit kemi bërë një tradhti ndaj feminizmit.
Oh gratë ” e forta” , “të zonjat”, në kërkim të përsosmërisë harruan që përsosmërisa është performanca që justifikon ftohtësinë emocionale, e paaftë për të qënë e vertetë .
Gra që kërkojnë që jeta e tyre të bekohet nga shenjtëria e një burri , pa pranuar më parë papërsosmërinë e tyre , tregojnë që nuk e njohin natyrën njerëzore e ky nuk është faji i burrave .
Burrat nuk janë shenjtorë, e as heronj tragjikë apo djem të thyer që kanë nevojë për shpengim. Ata mund të jenë të qetë e pa tituj; Ata mund të ndalen në bisedë jo për të sinjalizuar inteligjencën emocionale, por sepse po mendojnë vërtet; ata mund të thyejë një arrë me pëllëmbën e dorës, por lëkunden të tregojnë kur i pyet se ku u dhemb; Ata mund të hartojnë email-e elegante dhe menaxhojnë biznese, dhe në të njëjtën kohë mund ti shkruajnë për hidhërimin e tyre gruas që e refuzoi; Burra mund të jenë gabueshëm, të metë, herë pas here të lavdishëm, ndonjëherë edhe qesharakë; Burra mund të ngatërrohen me ndjenjat e tyre, e thonë gjënë e gabuar në kohën e gabuar; mund të sikletosen kur ti qan dhe prapë përpiqen të rregullojnë të pandreqshmen vetëm për t’u ndjerë të dobishëm.
Një grua e një gruaje ka gjithmonë nevojë të bekohet me praninë e një burri që nuk flet domosdoshmërisht me fraza të përsosura edhe që nuk i ka të të gjitha përgjigjet. Ka nëvojë për praninë e një burri që thjesht ulet pranë saj në rrëmujë. Prania e tij nuk e davarit hidhërimin por në çdo rast pengon vetminë të ngurtësohet, sepse edhe gratë më të forta midis nesh meritojnë të pushojë në mirëkuptimin e një tjetri.
Ndaj këshilla që i jap vajzës time është ti largohet binarit të rëmë midis kritikës edhe pranimit e ti vlerësojë burrat jo si aleatë, por si bashkëbisedues; Jo si shpëtimtarë, por si dëshmitarë; Sepse feminizmi pa burra është monolog. Dhe monologu nuk është liri. Është lodhje.

Ps. Pasi dëgjova një grua e cila ngaqë ishte shumë e arrirë nuk kishte një burrë në jetën e saj !

Shkruan Irena Beqiraj

Written by: WindowRadio.de

Rate it