Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Aktualitet

DUA TË SHKOI NË TIRANË: GRUAJA HUMB NDJENJAT PARA POLICËVE!

todayFebruary 22, 2026 1

Background
share close

“Dua të shkoj në Tiranë”, bllokimi i rrugës në Maliq krijon panik, gruaja humb ndjenjat para policëve

Bllokimi i rrugës Përrenjas-Librazhd ka krijuar një situatë të rënduar për qindra qytetarë, të cilët kanë mbetur të bllokuar në trafik për disa orë me radhë.

Një incident është shënuar në Maliq, ku një grua që po përpiqej të kthehej drejt Tiranës humbi ndjenjat pas një debati me efektivët e policisë. Sipas dëshmitarëve, qytetarja kishte mbetur e bllokuar për orë të tëra dhe kërkonte një zgjidhje për të vijuar udhëtimin.

“Çfarë është kjo? Nuk e dimë çfarë bëhet. Dua të shkoj në Tiranë, nuk shkoj dot. Më thanë ik në Gramsh, më kthyen. Atje më thanë ik. Ku të vete?”, është shprehur ajo para se të humbiste ndjenjat.

Radhët e gjata të automjeteve u krijuan fillimisht si pasojë e rrëshqitjeve të dherave në aksin Librazhd–Pogradec. Situata u përkeqësua më tej pas bllokimit të rrugës alternative Moglicë–Lozhan, duke e bërë thuajse të pamundur qarkullimin normal të mjeteve në zonë.

Written by: WindowRadio.de

Rate it