Listeners:
Top listeners:
play_arrow
Window Radio
Kur politika flet me dy gjuhë, viktima e parë është e vërteta. Kur deklaratat përplasen me njëra-tjetrën dhe logjika humbet mes interesave partiake, qytetari mbetet i vetëm përballë një pyetjeje të thjeshtë: kujt duhet t’i besojë? Në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më e zakonshme që të njëjtat çështje të interpretohen ndryshe, jo sipas përmbajtjes së tyre, por sipas interesit politik të ditës. E në këtë vorbull deklaratash, akuzash dhe kundërakuzash, konfuzioni nuk është më përjashtim – ai është bërë rregull.
Në një demokraci funksionale, marrëveshjet ndërkombëtare duhet të gjykohen mbi bazën e asaj që përmbajnë, jo mbi emrin që mbajnë apo mbi interesat e atyre që i promovojnë ose i kundërshtojnë. Por kur njëra palë akuzohet se ka votuar pa e ditur përmbajtjen e një marrëveshjeje, ndërsa pala tjetër deklaron se e mbështet, por nuk e voton, qytetari ka të drejtë të ndalet dhe të kërkojë një shpjegim. Jo për të mbajtur anë, por për të kuptuar se ku përfundon logjika dhe ku fillon propaganda.
Në këtë realitet të mjegulluar, ku e vërteta shpesh mbulohet nga zhurma politike, pyetjet e sinqerta janë më të vlefshme se përgjigjet e gatshme. Sepse një shoqëri nuk ecën përpara duke i mbyllur gojën atyre që pyesin, por duke u dhënë përgjigje atyre që kërkojnë të kuptojnë.
Me stilin e tij karakteristik, të drejtpërdrejtë, ironik dhe provokues, Genc Paçuku sjell një reflektim që nuk synon të mbrojë as mazhorancën dhe as opozitën. Ai sfidon një narrativë politike që, sipas tij, ka krijuar më shumë paqartësi sesa qartësi. Përmes një vargu pyetjesh logjike, autori kërkon vetëm një gjë: që inteligjenca e qytetarëve të mos merret për të mirëqenë dhe debati publik të mos ndërtohet mbi paradokse.
Më poshtë vjen shkrimi i plotë i Genc Paçukut, një analizë që nuk ofron verdikte, por ngre pikëpyetje të forta mbi mënyrën se si politika shqiptare komunikon me qytetarët dhe mbi kufirin e hollë mes bindjes politike dhe logjikës së thjeshtë.
Ne kete vere te nxehte me gjithe kthjellesine qe ka qielli une jetoj ne nje vranesi te plote, krejt i turbullt.
Nje turbullire ma shton edhe kjo qe do lexoni dhe ju lutem kush ma heq kete re qe me turbullon e te kthjellohem pak.
Se mos po del ne pah injoranca ime qe e paskam mbajtur fshehur duke heshtur?
E pra, me mire mos fol sepse kur hesht nuk e din kush se kush je dhe sa mend ke…
Nejse, me kthjelloni ju lutem:
Mazhoranca e votoj marreveshjen pa ditur se cfare ka marreveshja (thote Ina Zhupa).
Opozita e mbeshteti marreveshjen duke e ditur se cfare ka marreveshja apo pa ditur se cfare ka marreveshja por vetem se kishte emrin Amerike brenda?
Por nuk e votoj marreveshjen.
Me tregoni kush e di:
Opozita e dinte se cfare ka marreveshja?
Se une me kete as mish e as peshk por edhe mish edhe peshk nuk po di te orientohem fare.
Ju lutem mos me paragjykoni, dua te kuptoj se mund te ndodhe kjo.
Ti e voton pa e ditur,
Une nuk e votoj pa e ditur .
Une e mbeshtes marreveshjen.
Per zotin e kam seriozisht, nuk eshte ironi, vetem dua te di, te kuptoj we pastaj te kuptoj deri ku shkon niveli i injorances time.
Se dua pastaj te mbaj nje qendrim me veten duke i thene: rri urte se nuk di gje ose
do te them mos na fyeni inteligjencen.
Dua gjykim te ftohte, jo miqesor ndaj meje, jo partiak e as dashakeq ndaj Ines.
Written by: WindowMedia.de
Copyright Window Media Developed by Bledi Orhani