Your dedications
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Sociale

Shpërthen këngëtari i njohur korçar ndaj Kryeministrit Rama:

todayAugust 8, 2026 13

Background
share close

Keq e më keq, këngëtari korçar i drejtohet Ramës të anullohet vendimi për kufizimin e zërit në lokalet dhe ambientet turistike

Vendimi për kufizimin e nivelit të zërit në lokalet dhe ambientet turistike ka sjellë reagime nga përfaqësues të sektorit të argëtimit, të cilët e konsiderojnë masën një pengesë për aktivitetet muzikore gjatë sezonit veror.

Këngëtari Endri Prifti ka reaguar kundër këtij kufizimi, duke argumentuar se një nivel i tillë e bën të pamundur zhvillimin e performancave muzikore live në lokale.

Në një reagim në rrjetet sociale, Endri Prifti iu drejtua qeverisë duke kërkuar rishikimin e vendimit. Sipas tij, masa prek jo vetëm artistët dhe bizneset e sektorit të argëtimit, por edhe turistët dhe qytetarët që frekuentojnë lokalet gjatë periudhës së verës.

“Me 45 decibel nuk mund të interpretohet muzikë live”, u shpreh këngëtari, duke theksuar se sezoni veror përbën një periudhë të rëndësishme pune për muzikantët dhe bizneset.

Postimi i Endrit Priftit

Keq e me keq…
Egzistonte nje fije shprese se mund te shtyhej pak orari i mbremjeve muzikore, sidomos ne sezonin e veres.. Njelloj si vendet fqinje, qe respektojne punen kur vjen, biznesin dhe artistet qe kane me shume mundesi per te punuar, pikerisht ne keto 35-40 dite vere. Por, thjesht ka qene iluzion i imi…

Jo vetem qe nuk ndodh zgjatja e orarit pertej ores 11:00 ???? por krejt papritur mesojme nje nga vendimet me absurde te qeverise “per zhurmat”, (sepse keshtu klasifikohet muzika kohet e fundit), se :

Muzika ne c’do lokal edhe brenda orarit te lejuar 20:00 me 11:00 do te monitorohet me njesine e matjes dicibel dhe niveli i lejuar eshte percaktuar 45 dc Dmth eshte njelloj si te thone qe nuk do kendohet me live, sepse me nivelin 45 dc nuk mund te interpretohet (kendohet), live. Eshte e pamundur

Nuk mund ta kuptoj! Perse kaq ekstem? Kujt i prishet qetesia apo gjumi ne kete ore? Me duket sikur kete vend e sabotojne c’do dite me vendime e plane antishqiptare . Bizneset dhe artistet (kenetare e instrumentiste), kane pasur veshtiresi te forta me orarin e kufizuar dhe renia e punes eshte ndier kudo dhe per te gjithe.

Tani po kaloni c’do limit duke e bere thuajse te pamundur aktivitetin tone (per te gjithe artistet ne Shqiperi), dhe bisneseve qe duan te bejne dicka ndryshe per klientet ne dite te vecanta, sidomos tani ne stinen e veres. Per te qene me i sakte jane vetem 35-40 dite qe egziston kjo mundesi nga 15 Korriku deri ne 20 Gusht.

Z. Kryeminister Edi Rama dhe ju ministrat e mjedisit dhe kultures! Rishikoni edhe njehere kete vendim te padrejte per artistet dhe bizneset. Padyshim edhe per pjesen me te madhe te qytetareve dhe turisteve qe vizitojne vendin tone. Mos e paralizoni edhe ate pak gezim qe njerezit marin duke konsumuar dicka dhe degjuar muzike.

Njerezit (shumica dermuese), kane nevoje te kendojne e vallezojne, pse jo edhe te argetohen ne ditet e tyre te pushimeve. Mjaft halle dhe probleme kane shqiptaret per te zgjidhur. Edhe ju, gjithashtu!

Ky eshte qendrimi im i pare dhe ne emer te shume artisteve, kengetare e muzikante per kete rast kerkoj mirekuptimin tuaj dhe anullimin e ketij vendimi jo normal.

Written by: WindowMedia.de

Rate it