Your dedications
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Kronikë

Biznesmeni i ri nga Puka ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare, vetëm pak dite pasi FORBES shkruajti per te.

todayAugust 15, 2026 48 2

Background
share close

Një jetë e ndërprerë në mënyrë të papritur në moshën vetëm 35-vjeçare. Arlend Gjoni, biznesmeni me origjinë nga Berisha e Pukës, është ndarë nga jeta pasi zemra e tij ka ndaluar papritur.

Lajmi vjen vetëm pak kohë pasi emri i tij ishte bërë i njohur edhe në mediat ndërkombëtare. Revista prestigjioze Forbes Middle East i kishte kushtuar një artikull rrugëtimit të tij në teknologji, inovacion dhe inteligjencën artificiale në fushën e shëndetësisë.

I njohur nga të afërmit si Ledi, Gjoni kishte ndërtuar një karrierë të suksesshme në biznes, fillimisht përmes emigracionit dhe më pas duke investuar në teknologji dhe sipërmarrje.

Vitet e fundit ai jetonte në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ishte bashkëthemelues i Prepaire Labs, një laborator që punonte në ndërthurjen e inteligjencës artificiale me të dhënat biologjike dhe gjenetike.

Në artikullin e Forbes Middle East, Gjoni fliste për një të ardhme ku mjekësia do të ishte gjithnjë e më parandaluese, duke përdorur inteligjencën artificiale dhe analizën e të dhënave gjenetike për të identifikuar rreziqe shëndetësore përpara shfaqjes së simptomave.

Diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe disa forma të kancerit ishin ndër fushat ku teknologjia që ai zhvillonte synonte të ndihmonte në zbulimin e hershëm dhe në krijimin e një qasjeje më të personalizuar ndaj trajtimit.

Një ironi e dhimbshme e fatit: ndërsa Arlend Gjoni po punonte për teknologji që synonin të ndihmonin njerëzit të zbulonin sëmundjet më herët dhe të jetonin më gjatë e më shëndetshëm, jeta e tij u ndërpre papritur, në një moshë kur kishte ende shumë projekte për të realizuar.

Ndarja e tij nga jeta ka tronditur familjarët, miqtë dhe të njohurit, ndërsa Puka humbet një tjetër të ri që kishte arritur të ndërtonte një rrugëtim të spikatur përtej kufijve të Shqipërisë.

Written by: WindowMedia.de

Rate it