Your dedications
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Sociale

Paranoja sociale:

todayAugust 23, 2026 5

Background
share close

një nga format më të larta të paranojës është kur nuk arrin më të kuptosh se tjetri, i ndryshëm nga ty, ekziston!

Forma paranoje janë edhe kur të rriturit nuk vënë re fare se çfarë ndodh me fëmijët dhe të rinjtë,
kur qeverisja nuk arrin ta perceptojë fare se përse njerëzit thonë se kanë halle dhe vuajnë,
kur mësuesi nuk kupton se pse nxënësit nuk përparojnë në mësime,
kur shteti nuk kupton se përse ikin në mërgim qytetarët, etj.

Brezi i ri duke iu larguar komunikimit masiv të realizuar nga mediat klasike në një farë mënyre është larguar edhe nga hapësira politike ku qarkullojnë të rriturit.

Ky largim është konsideruar nga ata si një përjashtim shoqëror, sepse të rinjtë nuk e gjejnë më veten atje, te bota e të rriturve. Mbi këtë bazë ata adoptojnë një sjellje që shprehet në refuzimin e politikës, kanë një prirje që e konsideron politikën një gjë të kotë, të gënjeshtërt, mbeturinë e kohëve të vjetra, ose përfshihen në një revoltë individuale, kolektive ose kur gjen kushtet e favorshme edhe në një protestë masive.

Këtu nis paranoja sociale: Të rriturit, sidomos familja, institucionet, në radhë të parë qeverisja e konsiderojnë këtë sjellje si të papritur, të paparashikuar, të çuditshme. Nuk e kanë parë! Pse: Sepse vuajnë nga paranoja sociale kolektive.

Ndodhen të papërgatitur për ta kuptuar.

Të mësuar me botën e tyre, institucionet sunduese nuk arrijnë fare të pranojnë se ekziston një përqasje tjetër, krejt e kundërt, për botën, që vetë shoqëria e ka përgatitur.

Cfarë kanë?

Dhe nis t’i antemojë: Dikur në 90, i quanin “jashtëqitje e kombit”, pavarësisht se kombi ka dekada që ushqehet nga kjo “jashtëqitje”, dhe tani : vagabonda, rrugaçë, etj.

Paranojë tërësisht!

Tanimë nuk ndahet vetëm familja, por edhe shoqëria pëson fraktura që bëhen të pashërueshme kur klasa politike nuk arrin t’i kuptojë.

Shkruan Artan Fuga:

Written by: WindowMedia.de

Rate it