Your dedications
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Opinion

Une nuk e bej kurre pis penen time me ” kampione ” qe shkojne e puthin bythen e Edi Rames.

todaySeptember 2, 2026 85

Background
share close

Shume i turpshem sot veprimi i kampionit te botes ne boks shkodranit Nelson Hysa e trajnerit te tij Zef Gjoni te njohur si nje nga demokratet e oreve te para ne Shkoder…teksa kane shkuar per tu takuar e per te ndare suksesin e fundit te tyre me palaco – karagjozin – kryeminister Edi Rama .

Ne nje kohe qe poshte e jashte penxheres se zyres ku mbahej pritja e ku u be takimi bashkeatdhetaret e tyre per gati 3 muaj jane derdhur ne shesh e po perleshen me policine e tij kriminale e po kerkojne doreheqjen e atij te cilin me te drejte e cilesojne si e keqja me e madhe e Shqiperise.

Shqiptaret nga e gjithe bota e duan Ramen ne burg per cu ka bere vendit e popullit te tyre ndersa ju i injoroni haptazi ata e shkoni putheni , perqafoheni e madje edhe shkembeni dhurata me te pffff a jeni ne rregull nga trute e kokes ?

Turp…turp per ty Zef e per ty Hysa qe nga kampione te medhenj hyte ne ate zyre e takoheni e ” merrni bekime ” nga ai qe e ka vjedhur dhe e ka grabitur kete vend e kete popull , e ka shitur, tradhetuar e poshteruar…duke u shnderruar tashme ne njerez te vegjel e qe nuk meritoni me as mbeshtetjen e as respektin tone.

U bene disa vite qe Rama jo pa qellim organizon pritje e takime te kesaj lloj natyre me sportistet tane kampione ballkani , europe , mesdheu e bote…e me pas i shnderron ne ” ushtarake rrogtare ” te larte por edhe ne megafone , mbeshtetes, propagandues e madje edhe ne votues e antare te partise se tij …sa turp.

Jo rastesisht une personalisht as kam shkruar e as kam per te shkruar kurre me asnje resht per Luiza Gegen , as per Briken Caljen, Bishanakun e Qerimajn…as per Armando Sadikun , Sokol Cilalleshin e Hysajn e Lazzios…sikurse as edhe per Florian Markun , Frankon e atletikes etj…qe fill pas sukseseve te tyre te medha nderkombetare sportive mezi kane pritur sa te gdhihet per me shku me e nda pergjysem Golin e medaljen e tyre te Arit me zullumqarin Rama.

Une jam krah Shkodres e Vllaznise se saj , cunave te futbollit e tifozerise shkodrane sidomos kur atyre u behen pa drejtesi ashiqare e ku reagimi im i forte publik ne krah te tyre kurre nuk ka munguar…

Por ama nuk mund te jem dot e s’ do te jem kurre ne krah e ne mbeshtetje te Alban Xhaferrit , Benet Becit e Bekim Balajt te cilet ftojne ne dhomen e zhveshjes se Vllaznise antishqiptarin Rama dhe e nderojne e respektojne ate duke i dhene simbolikisht fanellen e shenjte te Vllaznise me nr.1…sa turp e cfare servilizmi neverites .

Aq sa Bizit, Zheges, Rragamit , P.Ndojes etj do tu kene levizur eshtrat atje ku prehen.

Me erdhi shume keq qe sot ne listen e atyre lloj sportisteve – politike te cilet kjo e fundit i ka perdorur e i perdor si ka dashur , ku ka dashur e kur ka dashur…piset sa me s’ ka…hyte edhe ju te dy…ti Zef ” demokrati ” e ti Hysa – kampioni i botes .

Eshte keq dhe e rende kur humbet mbeshtetjen e respektin e popullit tend…e pra ju qe nga sot e mbrapa ju erdhi radha per ta provuar kete…per fajin tuaj e jo te popullit.

Adriatik. Riza. Dosti.

Written by: WindowMedia.de

Rate it