Your dedications
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Opinion

ZEF GJONI: DIASPORA NË MILANO – PAS 36 VITESH E HARRUAR, KA ARDHUR KOHA TË MARRË NË DORË FATIN E SAJ

todaySeptember 9, 2026 4

Background
share close

Diaspora shqiptare po përgatitet për një takim që synon të shkojë përtej simbolikës së një tubimi të zakonshëm. Më 26 shtator, në Milano, shqiptarë që prej vitesh jetojnë, punojnë dhe kanë ndërtuar jetën e tyre jashtë atdheut kërkojnë të bashkohen rreth një mesazhi të drejtpërdrejtë: ka ardhur koha që diaspora të mos shihet vetëm si burim votash, remitancash apo mbështetjeje në kohë fushatash, por si një potencial njerëzor, profesional, ekonomik dhe politik që kërkon të marrë përgjegjësi për të ardhmen e Shqipërisë. (Window Media⁠)Në analizën e tij, Gjoni e vendos përballë politikës shqiptare një bilanc 36-vjeçar dhe ngre pyetjen nëse diaspora do të vazhdojë të mbetet një forcë e shpërndarë nëpër botë apo do të arrijë të organizohet dhe të shndërrohet në një faktor aktiv të jetës politike e shoqërore të vendit.

Sipas këndvështrimit që përcjell Zef Gjoni, drejt Milanos nuk po shkojnë vetëm emigrantë të bashkuar nga malli për vendlindjen. Atje kërkojnë të takohen të rinj, intelektualë, profesionistë, punëtorë dhe sipërmarrës që kanë fituar përvojë në shoqëritë europiane dhe që kërkojnë ta vendosin një pjesë të kësaj përvoje në shërbim të Shqipërisë.

Në qendër qëndron një ide: vetangazhimi. Jo të pritet më që partitë tradicionale t’i caktojnë diasporës rolin dhe peshën e saj, por që vetë shqiptarët jashtë vendit të organizohen, të propozojnë dhe të kërkojnë përfaqësim e përgjegjësi.

A mundet 26 shtatori në Milano të jetë fillimi i një ekuilibri të ri pas 36 vitesh politikë shqiptare? A mundet diaspora ta kthejë fuqinë ekonomike, profesionale dhe njerëzore në një zë të organizuar për ndryshim?

Për këto çështje shkruan Zef Gjoni në shkrimin që vijon më poshtë:

Diaspora mblidhet në Milano për të kërkuar vet-angazhim.
Diaspora mblidhet se 36 vjet e “harruar” dhe e shfrytezuar nga fofcat politike vetem për interesa vote e asnjëhere përfaqesimin e duhur në jetën politike shoqerore.
Takimi e bashkimi i gjith diaspores kudo është do tregojë që është e afte të reagojë e kontribojë në jeten politike në Shqipëri.
Vijnë te rinj qe e duan vendin e tyre. Vijnë intelektualë që duan të angazhohen për një Shqipëri ndryshe. Shqipëri Europiane ashtu siç e kanë vendin ku jetojnë.
Vijnë punëtore që e duan punën në Shqipëri e jo më dhe të huaj.
Vijnë biznesmenë qe duan të.investojnë në trojet e veta e jo të grabiten nga “Paketa kriminale” e Ramës.
Vijnë …….. të gjithë që e shohin se është një drite jeshile për një ndryshim të madh në ballancën politike 36 vjeçare.

Written by: WindowMedia.de

Rate it