Your dedications
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Uncategorized

METAMORFOZA E NJE BERBERI NE SUEDI:

todaySeptember 15, 2026 3

Background
share close

Ka njerez qe emigrimi i ben me te mire, me fisnike, me te hapur dhe me mirenjohes.
Por ka edhe nga ata qe, sapo ndihen te sistemuar, harrojne shume shpejt rrugen nga kane ardhur dhe madje harrojne edhe nga jane.

🌑 Ne Malmo kam shkuar per vite me radhe te nje berber shqiptar nga Tirana..G
e quajnĂ«..
Flisnim shqip, bisedonim edhe per hallet tona, halle emigrantesh e shqiptaresh. Aty qethesha, mire apo keq, sepse e shihja edhe si bashkatdhetar jo si berber.

Ne fillimet e tij, si shume emigrante te tjere, nje pjese e mire e klienteve dhe e mbeshtetjes i vinte pikerisht nga shqiptaret e Shqiperise dhe Kosoves. Njerez qe shkonin tek ai, e rekomandonin, i jepnin pune dhe e ndihmonin te krijonte klientelen e tij. Kur ndryshonte vendin e punes, me telefononte dhe me thoshte: “Kam ardhur ketu tani.” Kur kalonin dy jave pa shkuar, me merrte ne telefon dhe me pyeste: “Si ke qene? Ke pasur ndonje problem?” Pra dikur shqiptari i duhej.
Por kaluan rreth 5-6 vjet. Letrat ecen mire, u sistemua, mori edhe shtetesine suedeze bashke me familjen dhe aty fillova te shoh nje njeri tjeter.

❌Dalengadale origjina shqiptare dhe klientet shqiptare sikur filluan t’i beheshin barre.
Heret e fundit qe shkova, filloi te fliste keq per shqiptaret dhe te thoshte se nuk donte me te kishte pune me ta. E pyesja: “Po ne Shqiperi ke qene?” dhe pergjigjja ishte: “Cfare te bej atje?” Filloi nje distancim i cuditshem, ftohtesi, arrogance, percmim dhe nje lloj krenarie e sforcuar per te treguar vazhdimisht se tani ishte “suedez”.

Madje edhe flamuri suedez ne dyqan dukej sikur ishte kthyer ne nje lloj prove identiteti, ndersa percmimi ndaj shqiptareve kishte arritur kulmin.
Kisha kohe pa shkuar, sepse e kuptoja qe ne menyre indirekte perpiqej te me largonte. Oraret shtyheshin, “ziheshin” dhe gjithmone kishte dicka.
Megjithate, sot, pas shume kohe, mendova: “Eshte shqiptar, eshte bashkatdhetar. Po shkoj, pershendetem, qethem dhe shkembjej dy fjale.”
Por gjeta nje njeri qe nuk e njihja me. Nje metamorfoze te plote. E pershendeta normalisht, e pyeta si ishte, por shume shpejt filluan fjalet e ulta, banale dhe ofenduese, zĂ« i ngritur deri ne piken qe me kerkoi te dilja nga dyqani duke me shtyre😰😰😰
Sinqerisht, mbeta i shokuarđŸ˜±đŸ˜±đŸ˜±

Per disa caste nuk po kuptoja cfare po ndodhte. Shikoja rreth e rrotull sikur te kontrolloja nese isha vertet ne te njejtin dyqan dhe perballe te njejtit njeri qe njihja prej vitesh.
Arriti deri aty sa te sillej sikur me kishte bere “nder” qe me kishte lejuar te hyja
Ata shqiptare qe dikur i dhane pune, ata shqiptare qe e rekomanduan, ata shqiptare qe e ndihmuan kur ishte ne fillimet e tij dhe ata shqiptare qe dikur i telefononte vete kur nuk i shkonin ne dyqan.

Dhe ketu qendron ironia me e madhe:
✅ Nje suedez i edukuar nuk percmon nje shqiptar qe te ndihet suedez. Nuk ka nevoje te poshteroje dike tjeter qe te ndihet vete dikush dhe nuk ka nevoje te perdore kombesine si shkalle per tu ngritur mbi te tjeret.
Kjo rshte e denueshme ne Suedi

🌑 E durova deri ne nje pike dhe pastaj iu pergjigja, sepse respekti ka kufij dhe askush nuk ka te drejte te te poshteroje pa shkak,te ofendoje e bertase. Por sot me mbeti nje mesim shume me i madh sesa nje debat ne nje berberhane.
✅ Ka njerez qe mendojne se, sapo marrin nje shtetesi tjeter, duhet te mohojne gjithcka qe kane qene me pare. Por duhet ta kuptojne nje gje:
📍pasaporta nuk te ben fisnik,
📍flamuri i nje vendi tjeter nuk ta shton kulturen 📍percmimi ndaj bashkekombesve nuk te ben me europian.
Te gjitha keto, te bejne me te varfer e antinjeri
đŸ˜„Nuk ka pamje me te shemtuar sesa te shohesh nje bashkatdhetar qe, sapo ngjit dy shkalle, fillon te shkeli mbi njerezit dhe parimet qe e ndihmuan te ngjitej,mbi bashkombasit.
Kesaj i thone:
❗Me suedez se suedezi, me katolik se Papa.
❇ Megjithate, une nuk kam ndermend te zbres ne te njejtin nivel.

Ofendimet, brutalitetin verbal dhe te sharat ia kam lene Zotit dhe kohes. Jeta eshte e gjate, bota eshte e vogel dhe menyra se si i trajton njerezit kur mendon se nuk te duhen me tregon shume me teper per ty sesa cdo pasaporte qe ke ne xhep.

Shkruan Altin Joka:

Written by: WindowMedia.de

Rate it