Your dedications
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Opinion

Më duket e turpshme që tash dilni me listat kush e ka votuar dhe kush nuk e ka votuar Gjykatën Speciale.

todaySeptember 17, 2026 2

Background
share close

Hashim Thaçi ka vepruar si duhet, edhe ata deputetët që e kanë votuar. Edhe pse thonë se Thaçit ia kishin mbushur mendjen se drejtësia do ta anashkalonte. Drejtësia është e barabartë për të gjithë.

E pashë reagimin e Glauk Konjufcës nga Haga, deri tek kryetari de facto i PDK bashkë me Vlora Çitakun, plus koret populiste me maska të zeza deri tek koret e bretkosave të rrjeteve sociale gjoja në mbrojtje të vlerave të UÇK që i bashkangjiten “marres” së Edvin Ramës kundër Gjykatës Speciale”, i cili është një nga dy autorët përmes shkëmbimit të territoreve që e përfshiu dhe e çoi Thaçin në Hagë.

Të ndalet menjëherë kjo fushatë kundër Gjykatës Speciale dhe t’ju vihet veshi këshillave nga aleatja ekzistenciale përmes DASH dhe vendeve aleate deri tek Kroacia Mike.

Jam kritike e zonjës Marta Kos, por jo kësaj here. Ajo tha se duhet pajtim.

Duke njohur dhe vlerësuar Gjykatën Speciale. Me pajtim dhe liri.

Kështu do t’i ndihmojmë Katër të gjykuarit nga Gjykata Speciale, që i ka të gjithë kryeprokurorët Amerikane, kryegjykatësin Amerikan, prokurorët dhe gjykatësit e tjerë nga BE, Anglia dhe Zvicra, financim direkt nga këto vende që Kosova të ketë drejtësi me standarte Perëndimore me qëllim që të funksionojë shteti i së drejtës.

Hiqni dorë nga idetë e çmendura për të mbyllur Gjykatën Speciale – kjo shkon në dëm të Katërshes dhe Kosovës!

Hiqni dorë nga një sharllatan amerikan antiamerikan si Richard Grenell – se mbështetja e tij shkon në dëm të Katërshes dhe Kosovës!

Hiqni dorë nga Edi Rama, që e quajti ish Kryeprokurorin e Gjykatës Speciale “sikar” dhe dje “marre” Gjykatën Speciale!

Hiqni dorë nga marrja peng e institucioneve të Kosovës, duke kaluar në tre palë zgjedhje se kjo është në dëm të Kosovës dhe Katërshes.

Hiqni dorë nga mbulimi me heshtje i krimeve dhe mohimi i drejtësisë ndaj viktimave duke nisur nga Ministri Mbrojtjes Ahmet Krasniqi nga FARK i vrarë në mes të Tiranës dhe të gjitha viktimave, emra të shquar, veprimtarë e komandantë, aktivistë, deputetë e gazetarë, kjo në interes të Kosovës e Katërshes;

Hiqni dorë nga manipulimi dhe shpërdorimi i fjalës së lirë me klientë të politikës, që janë mbrojtës të rrejshëm të Katërshes sepse i pasqyrojnë të vërtetat të coptuara, jo të plota.

Hiqni dorë nga lufta kundër Republikës së Kosovës me ngërçin institucional dy vjeçar, turpi i kësaj klase politike se kjo shkon në dëm Kosovës të Katërshes dhe në favor të Serbisë së Vuçiqit.

Ka ardhur Momentumi për pajtim, që përjashton çdo bllokim dhe shantazh nga aktorët politikë kundër Republikës së Kosovës dhe rrjedhojë edhe kundër Katërshes!

Pajtim mbi themelet e drejtësisë.

Ndofta gaboj, më ndje o Zot, kur mendoj se 24 vjet paraburgosje do të mjaftonte për seicilën viktimë, por duhet të mbahet përgjegjshmëri, të pranohet faji, të lypet ndjesë dhe të hapet një kapitull i ri për Kosovën që do t’a çlironte moralisht Katërshen.

Duke kujtuar mesazhin e James Rubin nga Kosova përpara se të dëshmonte në Hagë, se “ka ardhur koha pas kontributit të njohur dhe misionit të përmbushur, që Krahu i Luftës të largohet nga skena politike”. Po koha ka ardhur.

Asgjë nuk mund t’i hiqet apo t’i shtohet historisë së Kosovës. Asnjë meritë e meritorëve apo fajet e çakejve.

Republika e Kosovës dhe Katërshja prej sot mbrohet, duke respektuar drejtësinë me standart Perëndimor të Gjykatës Speciale, sipas shkallëve, duke angazhuar institucionet e shtetit, diplomacinë, në bashkërendim me Aleatët e provuar të shqiptarëve, ata që e shpëtuan Kosovën nga genocidi dhe spastrimi etnik i shtetit kriminal të kryekasapit të Ballkanit!

Kjo nuk mund të arrihet duke ua mbyllur gojën dëshmitarëve,

kjo nuk arrihet duke i mbajtur të pluhurosura Dosjet e viktimave,

kjo nuk arrihet duke kërcënuar Republikën e Kosovës me banda personash që SHBA i ka futur në Blacklist.

Kjo politikë e metodologji e deri tashme kinse pro Katërshes, e konfrontomit, bllokimit, marrjes peng të shtetit e ka dëmtuar skajshmërisht Republikën e Kosovës dhe sidomos Katërshen.

Mos krahasoni Katërshen me Ante Gatovinën, ju lutem, por punoni për Pajtim, duke njohur Gjykatën Speciale, në interes të Republikës së Kosovës, stabilitetit dhe paqes në Ballkan dhe çlirimin e Katërshes.

24 vjet a janë mjaft për seicilën pabesi? Me ndjesë ka falje, ka pajtim dhe kurrë më vëllavrasje.

Çdo gazetar kur shkruan futet edhe në lëkurën e viktimave, edhe në lëkurën e fajtorëve, edhe të familjarëve të të dyja palëve, edhe në interesës së shtetit të së drejtës, që do të thotë në interes të të gjithë qytetarëve, pa përjashtim që jeta e seicilit të jetohet me dinjitet në paqe.

PS Një nga gabimet e Hashim Thaçit se nuk u takua në Shkup më 5 Mars 1999 me Senatorin Bobe Dole, se nuk pati mundësi, por më 7 Mars 1999 me Paskal Milon në Tiranë.

Elida Buçpapaj:

Written by: WindowMedia.de

Rate it