Your dedications
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Botë

Ekonomia gjermane dalë-ngadalë fillon që të rritet:

todayOctober 2, 2026 5

Background
share close

Bie nën 3 milionë numri i të papunëve në Gjermani, por tregu i punës edhe më tej ka probleme të mëdha…

Në shtator, numri i të papunëve në Gjermani ka rënë nën tre milionë. Sipas Agjencisë Federale të Punës, rreth 2,99 milionë persona ishin pa punë, që është 67 mijë më pak se në gusht. Shkalla e papunësisë zbriti në 6,4%.

Por ekspertët paralajmërojnë se rimëkëmbja sezonale e vjeshtës po ecën më ngadalë sesa që është shpresuar. Shefja e Agjencisë së Punës, Andrea Nahles, tha se përmirësimi ekonomik ende nuk po reflektohet në tregun e punës, ndonëse institutet kanë ndryshuar parasihkimet e tyre për rritjen ekonomike në vend. Tani thuhet se Gjermania këtë vit do të ketë një rritje prej 1,3%, ndërsa më parë thuhes se rritja do të ishte vetëm rreth 0,6%.

Sidoqoftë, edhe kërkesa për punonjës të rinj mbetet më e ulët se zakonisht. Në shtator ka pasur rreth 660 mijë vende të lira pune. Më parë kjo shifër ka qenë më e lartë.

Papunësia më e lartë sa i përket landeve është në Bremen (11,2%) dhe Berlin (10,4%), ndërsa më e ulëta në Bavari (4,2%) dhe Baden-Württemberg (4,7%).

Shkruan Bari Cani:

Written by: WindowMedia.de

Rate it