Your dedications
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Sociale

Nuk e di çfarë është më shqetësuese te rasti “Adrian Hila”:fakti që pamje intime të tij me personazhe të showbiz-it kanë përfunduar në rrjet dhe media, apo fakti që brenda pak orësh gjithë Shqipëria u kthye në një tribunë ku secili kërkonte të dinte kush ishte me kë, për të bërë gjyqin e madh të një shkërdhatllëku që duhet të shërbejë si reflektim, sidomos për prindërit dhe shkollat.

todayOctober 2, 2026 1

Background
share close

Përtej faktit se si janë siguruar e publikuar këto pamje, ajo që është shqetësuese ka të bëje me kulturën që kemi krijuar rreth këtyre njerëzve dhe asaj që përfaqësojnë.

Nuk po flas për seksin por për modelin. Kemi parë njerëz të bëhen të famshëm jo vetëm nga talenti, por nga skandali, ekspozimi, lidhjet, paratë, jeta private e kthyer në produkt.

Dhe kështu është mbjellë pa kuptuar dhe në vazhdimësi një ide jashtëzakonisht e rrezikshme se pa trup dhe para zor se ia del, e ky quhet “kompromis”.

Ndërkohë që një vajzë apo grua me zë të jashtëzakonshëm mund të kalojë vite duke punuar, një tjetër mund të marrë vëmendjen e gjithë vendit nga një skandal. Një djalë mund të ketë talent, disiplinë e të studiojë për vite, por të shohë përpara vetes njerëz që ecin më shpejt vetëm sepse dinë të prodhojnë zhurmë.

Dhe pastaj çuditemi pse talentet zhgënjehen. Nuk po i humbasim talentet sepse nuk kemi talent, por sepse po u mësojmë se talenti nuk mjafton dhe është më e rëndë se një video porno.

Të rinjtë shohin shpërblimin e jo vetëm këngëtarin, aktorin apo personazhin “VIP”. Shikojnë kush fiton shumë para, kush del në televizor, kush bëhet i famshëm, kush ndiqet, kush komentohet, kush merr më shumë klikime, like dhe shpërndarje. Nuk ka më rëndësi çfarë bëre në jetë për të arritur aty, e rëndësishme bëhet të arrish suksesin, dhe u kthehet në bindje se janë të suksesshëm.

Ndaj nuk dua të dëgjoj, madje i përçmoj vajtimet për familjet që mund të jenë prishur nga tradhtitë e këtyre njerëzve apo vetë këta njerëz “që ranë viktimë”.

Natyrisht, pas çdo historie të tillë ka njerëz që lëndohen dhe kjo është barrë e një familje të vogël. Nuk po flasim për intimitet të dalë sheshit, ai s’është intimitet, por kurvëri, epsh, që s’ka përmbajtje privatësie e respekti.

Mua më dhemb ajo familja tjetër, e madhja, e mjera, familja shqiptare që po i rrit fëmijët duke parë si idhuj njerëz për të cilët fama është bërë më e rëndësishme se karakteri.

Çfarë po u themi atyre me këtë “predikim” të mbrapshtë? Që mund të jesh model edhe pa qenë njeri për t’u marrë si model?

Por po u them atyre që patën durim të lexojnë këto radhë, se mund të kenë zë të bukur, fytyrë të bukur, para, famë e miliona ndjekës dhe prapë të mos jenë njeriu që duhet të admirosh.

Talenti nuk është detyrimisht karakter, as fama vlerë, dhe as reputacioni dinjitet.

Dhe kjo është ajo që na mungon më shumë sot dhe që duhet ta kuptojmë dhe kujtojmë sa herë ndeshim “drama” të tilla, se përpara se të jesh artist, VIP, producent apo figurë publike, je njeri.

Po, njerëzit gabojnë dhe asnjë problem nuk duhet të kemi me ta, por ndaloni së kthyeri këto gabime në viktimizime kur niseni të shpërfytyroheni si njerëz, dhe të na i ktheni në raste të tjera këto gabime përmes skandaleve dhe antivlerave në monedhë suksesi.

Kur një i ri arrin të besojë se rruga drejt suksesit kalon më shpejt nga krevati, zarfi apo skandali sesa nga puna, talenti dhe karakteri, atëherë nuk kemi më thjesht një problem showbizi por një problem me Shqipërinë që po jetojmë e po lëmë pas.

Fatjon Gjinaj:

Written by: WindowMedia.de

Rate it