Your dedications
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Opinion

ERION VELIAJ MERR NJË NISMË NGA BURGU!

todayOctober 4, 2026 1

Background
share close

Dhe këtë herë nuk bëhet fjalë për një vendim të zakonshëm. Më 29 shtator 2026, Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi UNANIMISHT që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës.

Po pse pikërisht tani? Vetëm pak ditë pasi Dhomat e Specializuara në Hagë i shpallën fajtorë për disa prej akuzave Dhe dhanë dënime të rënda me burgim. Dhe Tirana, në vend që të presë përfundimin e procesit gjyqësor dhe apelimet. Zgjedh t’i japë titullin “Qytetar Nderi”.
Gjykoj se është një vendim i gabuar Dhe një mesazh politik i papërshtatshëm.

Nuk po diskutomë
këtu historinë e Kosovës.Nuk po diskutomë sakrificat e shqiptarëve. E as po diskutoj as kontributin historik që mund t’u atribuohet këtyre figurave. Po diskutojmë
standardin e një institucioni publik. Dhe pyetja është shumë e thjeshtë ÇFARË DUHET TË BËSH QË TË SHPALLESH” QYTETAR NDERI” I TIRANËS?
Dhe, akoma më e rëndësishme A KA NJË KUFIQ MORAL PËR KËTË TITULL?
Nëse ky vendim do të ishte marrë para aktgjykimit të Hagës, Mund të argumentohej si një vlerësim politik e historik. Por ta bësh pas një vendimi gjyqësor ndërkombëtar Është diçka krejt tjetër. Mund të mos jetë juridikisht një kundërshtim i Gjykatës. Por politikisht mesazhi që përcillet është i fortë.

Dhe pastaj vjen paradoksi më i madh Pozita dhe Opozits votojnë bashkë unanimisht Dhe çdo qytetar mund të pyes A është pyetur populli i Tiranës? Jo. Një votim unanim i Këshillit Bashkiak Nuk do të thotë se qytetarët e Tiranës janë unanimisht dakord.

Dhe ja ku kemi edhe një tjetër paradoks. Nisma vjen nga Erion Veliaj. I cili në këtë moment ndodhet pas hekurave në kuadër të një procesi penal. Një kryetar bashkie që ndodhet përballë drejtësisë, Na ndërmerr një nismë Për të nderuar persona që sapo janë dënuar nga një gjykatë ndërkombëtare. A nuk është kjo të paktën një situatë që kërkon shpjegim publik?

Por historia e “Qytetarëve të Nderit” të Tiranës ka edhe një tjetër kapitull që nuk duhet harruar. GEORGE SOROS.
Kam bërë publikisht thirrje që titulli i nderit që i është dhënë Sorosit të rishikohet dhe të hiqet. Dhe çfarë ndodhi? ASGJË.
Asnjë debat serioz. Asnjë nismë për rishikim. Asnjë përgjigje bindëse nga institucionet.

Ndërkohë për figura të tjera, Brënda pak ditësh gjendet koha, vullneti dhe konsensusi Për t’u dhënë titulli “Qytetar Nderi”.
Atëherë, cili është standardi? Pse për disa ka standard. Ndërsa për disa të tjerë standardi zhduket? Nëse Këshilli Bashkiak ka të drejtë të japë tituj nderi. Atëherë duhet të ketë edhe kritere të qarta dhe të njëjta për të gjithë. Sepse titulli “Qytetar Nderi” Nuk duhet të jetë dekoratë politike E cila përdoret sipas rrethanave dhe interesave të momentit.

Nuk mund të ketë një standard për njërin dhe një standard tjetër për tjetrin. Ky është problemi rreal e i prekshëm. Dhe ky është gjykim Ku mund të them se. Ky vendim është i gabuar. Është i papërshtatshëm. Dhe mbi të gjitha. Është një precedent që kërkon shumë më tepër shpjegim sesa një votim unanim.

Sepse kur PS-ja dhe opozita bëhen bashkë, pyetja nuk është më kush fitoi politikisht. Pyetja është. Kush po mbron standartin e institucionit.
Dhe mbi të gjitha. Çfarë vlere ka TItulli “ Qytetar Nderi” i Tiranës. Nëse për të nuk ka asnjë standart?
Këto janë paradokset e këtij palo shteti.
Kujdes spiunët

Fatmir mërkoçi:

Written by: WindowMedia.de

Rate it