Your dedications
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Art/Kulturë

Françesk Radi (1950–2017) një nga artistët shqiptarë të persekutuar nga regjimi komunist.

todayOctober 4, 2026 5

Background
share close

Pas Festivalit të 11-të të Këngës, muzika dhe stili i tij u kritikuan si me “ndikime të huaja”. Ai u largua nga skena e institucionet qendrore dhe u dërgua në Fushë-Arrëz, ndërsa krijimtaria e tij u kufizua për vite. Vetë Radi shkruante më vonë se ishte larguar nga Tirana në moshën 22–23 vjeç, në kulmin e rinisë dhe krijimtarisë së tij: “Ishte sistemi. Ishte kohë diktature.”

Ai ishte ndër pionierët e muzikës moderne shqiptare, autor e interpretues i “Adresa”, “Biçikleta”, dhe më vonë “Rock i burgut”. Burimet e lidhin goditjen ndaj tij edhe me Festivalin e 11-të dhe me këngën “Kur dëgjojmë zëra nga bota”, e konsideruar tepër perëndimore për frymën ideologjike të kohës.

Një nga detajet më domethënëse është se Radi u nda nga jeta me pengun se askush nuk i kishte kërkuar falje për atë që i ishte bërë gjatë diktaturës.

Written by: WindowMedia.de

Rate it