Your dedications
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Botë

Historike: AfD merr për herë të parë postin e Kryetarit të Parlamentit në një land në Gjermani!

todayOctober 6, 2026 1

Background
share close

Politikani i AfD-së, Tobias Rausch, është zgjedhur kryetar i Parlamentit në landin Saksoni-Anhaltit, duke u bërë kështu politikani i parë i kësaj partie, pjesërisht ekstremiste e djathtë, që merr një post të tillë në një parlament rajonal gjerman.

35-vjeçari mori 48 nga 82 votat e deputetëve në seancën konstituive të parlamentit në Magdeburg. që do të thotë se përveç votave të grupit parlamentar të AfD-së, ai siguroi mbështetje edhe nga deputetë të partive të tjera. Dyshohet se për kandidatin e AfD kanë votuar edhe disa deputetë të CDU-së, por saktë nuk dihet, sepse votimi ishte i fshehtë.

Pas zgjedhjes, Rausch premtoi se do ta ushtrojë funksionin në mënyrë të paanshme, duke theksuar se do të jetë “president i të gjithë parlamentit të Saksoni-Anhaltit” dhe jo vetëm i një force politike.

Posti i kryetarit të Landtagut konsiderohet shumë i rëndësishëm, pasi ai drejton seancat parlamentare, kujdeset për rendin në kuvend dhe ushtron kompetenca të gjera administrative mbi institucionin.

Zgjedhja e Rauschit shënon një moment historik për AfD-në, e cila fitoi zgjedhjet rajonale të 6 shtatorit me 43,8 përqind të votave, por pa arritur shumicën absolute.

Kjo parti në Saksoni-Anhalt klasifikohet nga Shërbimi për Mbrojtjen e Kushtetutës si organizatë e konfirmuar e ekstremit të djathtë.

Ndërkohë, zgjedhja e kryeministrit të ri të landit pritet të zhvillohet në muajin dhjetor. AfD ka paralajmëruar se kandidati i saj, Ulrich Siegmund, do të synojë marrjen e shumicës së nevojshme për të formuar qeverinë, por atij i duhen edhe vota të partive të tjera.

Shkruan Bari Cani:

Written by: WindowMedia.de

Rate it