Your dedications
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

ShowBiz

Motrat Vjollca: Çudisin me veprimin e tyre:

todayOctober 6, 2026 15

Background
share close

Motrat Vjollca, Luana e Marina janë një fenomen mediatik në vendin tonë.

Janë të ngjashme me motrat Kessler në Itali ose motrat Olsen në SHBA që kanë marrë famë për bukurinë dhe zhdërvjellësinë e tyre në kërcime. E kërkon tregu, klikimet e jeta mediatike.
Mjerisht jeta e tyre private është në gojë të manjakëve, impotentëve dhe “dhelprave që nuk i kapin dot rrushtë” të cilët kanë mundësi për tu shprehur në rrjetet sociale kineze e amerikane.
Kisha një mendim të përciptë për motrat Vjollca derisa një “burim” në vilat e jugut më tregoi dy ngjarje aq të pabesueshme sa fillova të hap dritare të reja në mendje.
Dy motrat Vjollca bashkë me partnerët e tyre kishin marrë me qira një vilë për fundjavë dhe ditën që do të dorëzonin çelësat kishin pastruar vilën, e kishin bërë xixë, pastërti totale. Pastrueset ishin shastisur fare për dy vajzat bionde që ishin ujë në djersë nga pastrimi. Menaxheri kishte pyetur një nga partnerët G. Se nuk është e nevojshme kjo gjë dhe se kanë pastruese. Ai ju kishte thënë se nuk ka problem, e kanë merak vetë !?
Pak ditë më vonë vilën e kishte marrë një personazh i njohur që merret me tema të mëdha, me lekë shumë, moralist i madh, udhëton shumë në botë. Kur kishte dorëzuar çelësat pastrueset ishin skandalizuar fare. E kishte bërë vilën stallë në 48 orë. Nuk po shkruaj detaje. Çfarë kishin hequr të shkretat për ta sjellë në vete.
Kjo për të thënë se nuk duhet të nxitohemi të japim gjykime dënime për njerëzit që nuk i njohim fare.

Lavdrim Lita:

Written by: WindowMedia.de

Rate it