Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Politikë

Avokati britanik e viziton në qeli: GJEDNJ premton që do ta rikthejë në detyrë:

todayJuly 29, 2026 11

Background
share close

Veliaj 18 muaj në burg, në shtator ankim në Strasburg!

Në burgun e Durrësit ku gjendet i izoluar prej një viti e gjysme, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj priti për 5 orë dy avokatë britanikë të studios ndërkombëtare “Mishcon de Reya”, Ben Brandon dhe Celia Marr.

Ky ishte takimi i parë mes tyre, edhe pse mbrojtësit e huaj prej muajsh kishin kërkuar leje nga SPAK për të biseduar me klientin e tyre, teksa në dalje avokati Brandon u shpreh i bindur se në fund Veliaj do të rifitojë lirinë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

“Sot diskutuam aplikimin që synojmë të paraqesim në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, lidhur me ndalimin e tij dhe vazhdimin e kësaj mase sigurie. Shpresojmë që procedurat të ecin sa më shpejt, në mënyrë që ai të lirohet dhe të vazhdojë jetën e tij familjare dhe funksionin si kryetar i Bashkisë së Tiranës”, tha Ben Brandon.

LEXO EDHE:
Spahiu: Çështja e Erjon Veliajt nuk është a do e lirojë Strasburgu, por a do jepet vendimi para zgjedhjeve lokale apo jo
Plarent Ndreca, avokati i Veliajt që shoqëronte të huajt, tha se ankimi në Strasburg do të synojë ankimin për ato kërkesa që u rrëzuan në Gjykatë Kushtetuese. Ndreca tha se brenda muajit shtator do të kenë gati ankimin për masën e sigurisë.

“Kolegët nga Anglia po lejohen për herë të parë pas muajsh kërkesa të vazhdueshme. Edhe pse nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë, është bërë e mundur që një pjesë e ekipit të huaj të vijë e të vizitojë Velijan. Ekipi amerikan nuk është lejuar ende. Takimi lidhet me aplikimin që ne do bëjmë në Strasburg lidhur me masën e sigurimit. Korrëm një fitore në Kushtetuese që e ktheu masën e sigurimit në gjykatë të lartë. Nuk janë pranuar të gjitha pikat, dhe për këto pika ne do të shkojmë në Strasburg. Gjendja e Veliajt është shumë e mirë, është i qartë për çështjen dhe për betejën që ka bërë dhe e pret. Çështja në Strasburg duhet të depozitimet brenda 4 muajve, besoj se do e bëjmë shumë shpejt, në shtator”, tha Ndreca.

Ndreca paralajmëroi edhe njëherë ankim ndaj vendimit të Gjykatës Administrative që rrëzoi kërkesën e Veliajt për ligjshmërinë emërimit të Ols Dados si prokuror.

“Në lidhje me emërimin e Dados e kemi bërë të qartë që do apelojmë vendimin, që nuk na pranoi të legjitimohemi. Është shmangie nga gjykimi, por ka interes për çdo qytetar të republikës së Shqipërisë që do të dije nëse një prokuror në SPAK është i emëruar apo jo në mënyrë të ligjshme. Kjo çështje do vijojë deri kur ne të marrim të drejtën, ashtu siç e kemi marrë kur kemi këmbëngulur. Ne i morëm dosjet, kemi ngritur çështjen e moskomunikimit me avokatët e huaj, kaloi një kohë e gjatë por e morëm komunikimin me avokatët e huaj. Jemi të bindur se ky proces ka nisur i man, përmes një kallëzimi të një personi anonim. Ajo që duhet thënë dhe ne do ta përsërisim, është që ne do të ndjekim çdo lloj ankimi juridik për të çuar çështjen deri në fund”, theksoi Ndreca.

Në burgun e Durrësit mungonte grupi amerikan i avokatëve të Veliajt, të cilët ndryshe nga britanikët ende nuk e kanë marrë një leje nga prokuroria që të takojnë klientin e tyre.

Mbrojtja e Veliajt po e bën gati dosjen për në Strasburg, pasi Gjykata Kushtetuese më 25 maj u shpreh për masën e sigurisë duke e kthyer çështjen edhe njëherë në Gjykatën e Lartë për shqyrtim. Kushtetuesja vendosi 5 me 3 në favor të Veliajt, duke urdhëruar Gjykatën e Lartë, që të argumentojë pse nuk ka pranuar kërkesat e kryebashkiakut për jo proporcionalitet të masës së sigurisë dhe mbylljen në ka kafazin e xhamtë gjatë seancave gjyqësore.

Written by: WindowMedia.de

Rate it