Your dedications
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Kronikë

E vrava se më ngacmoi të dashurën!

todayAugust 9, 2026 9

Background
share close

Zbardhet dëshmia e të dyshuarit për vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë, detaje nga motivi i konfliktit

KORÇË – Detaje të reja janë bërë të ditura nga hetimet për vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë. Kristjan Sterjo, i dyshuari për ngjarjen, i arrestuar rreth gjashtë orë pas krimit, ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor lidhur me dinamikën dhe motivin e konfliktit.

Sipas dëshmisë së tij, përplasja me 20-vjeçarin kishte nisur disa ditë përpara ngjarjes dhe lidhej me disa episode të mëparshme mes dy të rinjve. Një prej shkaqeve që dyshohet se ka përshkallëzuar konfliktin ka qenë edhe pretendimi për ngacmimin e të dashurës së Sterjos.

Hetuesit po marrin në konsideratë edhe përplasjet e mëparshme mes dy të rinjve. Sipas të dhënave të administruara deri tani, mes tyre kishte pasur debate dhe konflikte verbale, ndërsa dyshohet edhe për episode ngacmimesh dhe provokimesh të ndërsjella.

Konflikti, i cili dyshohet se ishte përshkallëzuar për shkak të këtyre episodeve dhe pretendimeve për dominim në lagje, vijoi përmes sharjeve dhe përplasjeve të vazhdueshme.

Sipas dëshmisë së Sterjos, ditën e ngjarjes ai ka marrë një armë dhe është vënë në ndjekje të 20-vjeçarit. Më pas, dyshohet se e ka qëlluar me një plumb pas shpine. Plaga rezultoi fatale për Johan Zukon.

Pas ngjarjes, Sterjo është larguar nga vendi i krimit dhe është fshehur në një zonë pranë varrezave të qytetit. Rreth gjashtë orë më vonë, ai është larguar nga zona dhe është drejtuar drejt banesës së tij. Në këtë moment është pikasur nga forcat e Policisë, të cilat kanë ndërhyrë dhe e kanë arrestuar.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të dinamikës së ngjarjes. Dëshmia e të dyshuarit, së bashku me provat e administruara gjatë hetimit, pritet të ndihmojë në përcaktimin e rrethanave dhe motivit të plotë që çoi në vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko

Written by: WindowMedia.de

Rate it