Your dedications
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Kronikë

“TA DJEG FAMILJEN ME BENZINË” – KËRCËNIM I RËNDË NDAJ GAZETARES EGLA CENO, ALARM PËR SIGURINË E SAJ DHE TË FAMILJES

todayAugust 13, 2026 21

Background
share close

Një kërcënim i drejtpërdrejtë dhe tejet i rëndë është denoncuar publikisht nga gazetarja Egla Ceno, e cila ka bërë të ditur se në profilin e saj në Instagram është publikuar një koment me përmbajtje tronditëse: “ta djeg familjen me benzinë”.

Nuk bëhet fjalë për një koment të zakonshëm agresiv, për një debat të ashpër në rrjetet sociale apo për gjuhë urrejtjeje që mund të kalohet me indiferencë. Kur dikush kërcënon drejtpërdrejt jetën, familjen dhe banesën e një personi, situata merr një dimension krejt tjetër dhe kërkon vëmendjen e institucioneve përgjegjëse.

Rasti bëhet edhe më shqetësues nga fakti që Ceno tregon publikisht se në banesën familjare në Poliçan jeton nëna e saj, e paralizuar dhe që qëndron vazhdimisht brenda shtëpisë. Pikërisht për këtë arsye, gazetarja ka vendosur që kërcënimin të mos e lërë në heshtje, por ta dokumentojë publikisht, duke e konsideruar këtë si një hap të parë për marrjen e masave për sigurinë e saj dhe të familjes.

Në reagimin e saj, Egla Ceno është e prerë: nuk ka frikë, por mungesa e frikës nuk do të thotë se një kërcënim i tillë duhet injoruar. Ajo ka publikuar edhe profilin e personit që, sipas saj, ka bërë kërcënimin, duke deklaruar se në rast se asaj, nënës apo familjes së saj i ndodh ndonjë incident, ky kërcënim duhet të mbetet i dokumentuar dhe të merret në konsideratë.

Ky është pikërisht kufiri që nuk duhet relativizuar: kërcënimi për t’i vënë zjarrin një familjeje nuk është “urrejtje interneti”, nuk është kritikë dhe nuk është përplasje virtuale. Është një kërcënim i drejtpërdrejtë që duhet trajtuar seriozisht dhe verifikuar nga organet kompetente.

Më poshtë reagimi i plotë i Egla Cenos:

Në profilin tim në Instagram është lënë ky koment;“ta djeg familjen me benzin”

Nuk kam frikë. Shtëpia ime është në Poliçan. Aty jeton edhe nëna ime, është e paralizuar dhe ndodhet gjithmonë brenda, meqë ke qejf me m’djeg familjen.

Po e bëj fillimisht këtë denoncim publik që kërcënimi të jetë i dokumentuar dhe të mund të marr masa për sigurinë time dhe të nënës time.

Nëse pas kësaj më ndodh çfarëdo incidenti, ky në foto është tipi që më ka kërcënuar me jetë në mënyrë të drejtpërdrejtë. 

Mund të mos kem frikë ppor kjo nuk do të thotë se do bëj sikur nuk e pashë. Kërcënimet me jetë nuk janë urrejtje rrjetesh sociale. Janë kërcënime me jetë

Written by: WindowMedia.de

Rate it