Your dedications
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Art/Kulturë

“Lumturia e munguar ndër ato vite.

todayAugust 21, 2026 13

Background
share close

….Shume kohe e mendonin njeri tjetrin, ishin larg shume larg, por malli, pasioni dashuria nuk ishte vyshkur, ajo priste kishte zene “pusi”, diku ne brendesi e strukur, por jo e fjetur aty ne shpirterat e tyre.
Duke pare listen e shokeve ketu ne Fcb, qe prisnin per ty bere miq, befas Ai ndesh foton e Asaj, u mendua nje cope here.
“Valle, a me ka menduar edhe mua?”
I beri kerkese ne ate ore te vone te nates se qete.
Te nesermen sapo e hapi e pa e kishte pranuar kerkesen dhe me nje mesazh:
“Me ke munguar marrezisht….”
Sa fliste ky mesazh. Ju pergjigj me nje mesazh falenderimi dhe pak me “kodin” e tyre te dikurshem.

Rifilloi vrullshem nga te dy Ai dhe Ajo. Kaluan disa kohe. U be e padurueshme me pritja, per ate takimin e shume pritur.
U rrahen shume variante shume argumenta, fitoi varianti per te vajtur Ai ne qytetin e saj. Dhe erdhi dita e caktuar.
Arriti ne qytetin e saj, qe e njihte mire deri ne detaje dhe pas pak sipas sugjerimit te percjelle me celular shquajti silueten e Asaj, ashtu te imet sic e kishte lene, pak mosha kishte bere “gerryerjen” e bukurise trupore te saj.
E ndoqi pas disa hapa me tej. Ngjiti shkallet dhe e gjeti duke u “zene” me deren qe nuk i komandohej te hapej. Ishin ne shkalle.

Ju afrua e perqafoi lehte nga supet i peshperiti ne vesh:
-Shpirt sa me ka marre malli.
Nga emocionet Ajo nuk po hapte dot deren. E rrotulloi perseri celesin, qe renkoi dhe perseri nuk u hap dera.
Por e mblodhi veten dhe futi celesin tjeter atje lart ne folenen e tij. E rrotulloi edhe njehere dhe si “Hapu Malore” dera u hap. E kishte harruar ta rrotullonte dy here.

Perfunduan ne krahet e njeri tjetrit. Nuk ngopeshin me aromen e trupave te tyre. E terhoqi ne dhome dhe te dy shikonin njeri tjetrin thelle ne sy. Nje puthje e gjate, e embel, e dhembshur per tere ato vite te kaluara.
Reagimi ishte i brendeshem pa vetedije. Ai e largoi pak nga vetja per ti pare edhe me thelle syte e saj, ata sy qe e kishin terhequr si me magnet. Ata sy menjehere shkelqyen si atehere ne takimin e pare.

Shikimi i syve te te dyve ndaluan tek embelsira e tyre, sa nevoje kishin per prekje, per ledhatime , per puthje pasionante.
Tani ishin te dy me duart, qe nuk po u bindeshin dhe zemrave qe rrihnin me ate ritmin e shpeshte, teper te crregullt.
-A ishte e vertete e gjithe kjo ?!
E terhoqi ngadale e afroi perseri tek vetja e tij e puthi lehte ne syte e saj, ne ballin e saj.

Ajo e shikoi ne sy me nje pafajshmerie femije, buzet i dridheshin nga ndjenjat e pakontrolluar, nga emocionet, nga ankthi i pritjes se gjate per ate cast.
U ulen buze krevatit, te ftohte qe i kishte pritur qe te merrte dhe ai jete nga jeta e tyre.
I mori koken ne duart e tij qe dridheshin edhe me shume
dhe po e veshtronte thelle per te depertuar, tek femra
e dashuruar, te miresia e saj ciltersia, brishtesia e saj.

Edhe Ajo po keshtu e perhumbur kerkonte tek Ai dashurine qe ishte prere ne mes aq pabesisht…
Erdhi vrullshem ajo puthje pak e ndrojtur ne fillim, e turpshme dhe pastaj cdo gje ju dha dashurise, pasionit, epshit te pakontrolluar..
Ai i kaloi doren ne floket e zeza. duke i ledhatuar embel me gishtat e tij, ledhatonte qafen e saj, i kafshoi lehte veshin dhe i peshperiti:
-Te dua edhe me shume.

Ndjeu rrenqethjen e trupit te saj, qe u leshua ne krahet e tij, duke ndjere dhe fuqine e tyre, qe nuk e leshonin, Ajo ketyre do u besonte hiret e trupit te saj, kurmin e femres.
U struk si nje zog qe kerkon strehim…
Puthjet embelsuan edhe me shume buzet e tyre, duke cliruar afsh, ndjenja te zjarrta, pasion. Syte e saj xixellonin, drithmat e te dy trupave rriteshin perhere e me shume nga fergellimet, renkimet dhe shperthimeve te ndjenjave.

Me duar qe nuk u bindeshin te dy filluan te xhvishnin njeri tjetrin, duke mos harruar puthjet qe me shume i pengonin ne ato momente. Deshira, pasioni etja e dhimbshur e nje pritje aq te gjate, bene pune e vet ata ishin ne lakuriqesine e tyre ju falen ndjenjave teper te fuqishme. Hiret e saj flisnin qarte.
Nuk kishin me turp, as siklet , as emocione mes tyre. U bene nje trup i vetem. Dora e Asaj shtrengonte dhe lironte carcafin here pas here, here lehte dhe here vrullshem.
-Je e imja -i peshperiste Ai ne vesh.
-Shpirti im- ja kthente Ajo dhe syte mbyllur me kot mundoheshin te hapeshin…..

…..Vetem dhoma mbante vesh, vetem ajo e percolli kaq fort ato dy zemra te dashuruara aq marrezisht, ata trupa qe luftonin me njeri tjetrin me aq pasion e zjarr…..

Piro Millona Minella

Written by: WindowMedia.de

Rate it