Your dedications
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Kronikë

TRONDITET POLICIA E SARANDËS/ Të arrestuarit marrin peng efektivin brenda komisariatit, dera e izolimit është lënë hapur qëllimisht me urdhër të shefit Feliks Hodaj:

todaySeptember 8, 2026 74

Background
share close

Një ngjarje e përmasave jashtëzakonisht të rënda ka tronditur Komisariatin e Policisë Sarandë gjatë natës së kaluar. Persona të arrestuar kanë dalë nga ambientet e izolimit, kanë marrë nën kontroll situatën dhe kanë kapur një punonjës policie, duke e futur brenda ambienteve ku mbaheshin të ndaluarit dhe duke e mbajtur aty për orë të tëra.

Situata ka dalë në atë masë jashtë kontrollit sa është kërkuar ndërhyrja e FNSH-së nga Fieri. Pas orësh tensioni dhe negociatash, efektivi është liruar vetëm rreth orës 07:30 të mëngjesit.

Burime nga brenda strukturave policore na informojnë se dalja e të arrestuarve nga izolimi nuk ka ardhur thjesht nga një gabim njerëzor. Sipas tyre, dera është lënë e hapur qëllimisht dhe pas këtij veprimi është tentativa për të favorizuar arratisjen e një prej personave të arrestuar.

Sipas denoncimit urdhëri është dhënë nga shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Feliks Hodaj pasi sipas denoncimit ai ka marrë para nga një prej të arrestuarve dhe se, në këmbim, është kërkuar krijimi i kushteve që ky person të mund të largohej nga ambientet e izolimit.

Sipas informacioneve që vijnë nga brenda strukturave, pas incidentit ka nisur një përpjekje për ta mbajtur çështjen larg publikut dhe për të minimizuar përmasat reale të asaj që ka ndodhur. Burimet ngrenë pretendime serioze se informacione të rëndësishme mbi ngjarjen po mbahen të fshehta dhe se ekziston tentativa që të dhëna që mund të identifikojnë përgjegjësit të zhduken, të mos dokumentohen ose të paraqiten ndryshe nga mënyra se si ka ndodhur realisht ngjarja.

Edhe më të rënda janë denoncimet se, me urdhër të Feliks Hodajt, po tentohet të fshihen gjurmët e ngjarjes dhe të zhduken apo manipulohen prova që mund të zbardhin se çfarë ka ndodhur realisht brenda Komisariatit të Sarandës. Në këtë rast nuk kemi më vetëm një skandal të rëndë brenda Policisë, por dyshime për një ndërhyrje të drejtpërdrejtë për të penguar zbardhjen e së vërtetës dhe për të shmangur përgjegjësitë.

Feliks Hodaj ishte i pari që duhej të ishte pezulluar menjëherë deri në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Në vend të kësaj, ai vijon të qëndrojë në Sarandë dhe të sillet si “sherif”, ndërkohë që mbi drejtimin e komisariatit rëndojnë akuza dhe pikëpyetje serioze që kërkojnë hetim, jo heshtje institucionale.

Shkruan Avokat Arben Llangozi:

Written by: WindowMedia.de

Rate it