Your dedications
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Sociale

Shembja e “idhujve”!

todayOctober 1, 2026 23

Background
share close

Kur kurvëllëkun e quajnë “shkelje privatësie”, përpiqem ta përtyp, por është e pahonepsshme. Bëj të integrohem në këtë mendësi të pacipshme, kryesisht të grave që hedhin veten në turrën e imoralitetit për të barazuar privatësinë me këtë depravim kolektiv, i etur për përhapje si farë kërpudhore, por e kam të pamundur. Hipokrizia është moçal ku unë nuk pluskoj dot. Dhe PO e dashur hipokrite, ti e quan privatsi deri kur Monika është larg burrit tënd, nëse do ishte pranë tij ajo do ishte thjeshtë Kurvë. Por Mbani vesh : Parimi nuk ndryshon sipas adresës ku bie dhimbja.
Nëse vendosim që gjithçka që ndodh në privatësi është thjeshtë “punë e dy njerëzve”, cfarë dreqin do ndodhë me botën? Me fëmijët, familjen shoqërine me artin?
Nëse zgjedh të hysh në shtratin e një burri të martuar, dhe ai të hap derën atëherë mos kërkoni që shoqëria t’ju trajtojë sikur keni hyrë në një marrëdhënie mes dy njerëzish pa histori, pa familje dhe pa përgjegjësi.
Cfarë ndodh nëse cdo grua dhe cdo burrë “privatisht” futen në cdo derë që hapet me joshje? Do jetonim 2 realitete paralele. Fotografinë e madhe të familjes së lumtur, dhe “privatsine” qe po na e shisni me forcë si të drejtë të pakontestueshme.
Dalja e këtij skandali është pasojë e asaj bote që vetë këta të rritur zgjodhën të ndërtonin, dhe nuk është padrejtësi e rënë nga qielli është thjeshtë çmimi që duhet paguar për ta rrëzuar njeriun me këmbë në tokë kur ai me sjelljen e tij tejkalon edhe kafshët.
Egziston një ligj shumë më i vjetër se hipokrizia juaj kolektive:
Njeriu mund të bëjë çfarë të dojë.Por nuk mund të zgjedhë çmimin që do të paguajë për të. Të dashur hipokritë, disiplina është çmimi i lirisë. Të jesh i lirë nuk do të thotë të bësh gjithçka që të shkon ndër mend. Do të thotë të kesh vullnetin të vendosësh kufij edhe atëherë kur askush nuk po të sheh.
Kur talenti nuk mjafton, përdoret trupi.
Arti nuk është më art. Bëhet treg. Bëhet pazar. Bëhet një burim i pisët për të blerë atë që dikush tjetër nuk e fitoj dot me meritë. Dhe jo, s’dua ta quaj normale vetëm se po bëhet e zakonshme.
Dhe nuk më vjen aspak keq që një jetë e ndërtuar mbi shkelje dhe padrejtësi prodhon pasoja që nuk i kontrolloni dot më.
Për të gjithë ju që këtë gamë të gjërë pornografie e quani shkelje privatësie
atëherë nuk është më individi që ka problem. Është një shoqëri që ka filluar të humbasë busullën e të kalbet.
Sepse një shoqëri nuk degjeneron ditën kur shfaqet një skandal.
Degjeneron ditën kur skandali pushon së na skandalizuari.

Vasilika Puka
Tetor 2026

Written by: WindowMedia.de

Rate it