Your dedications
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Opinion

Një rikujtesë.për pronaret e OJQ-ve.

todayOctober 6, 2026 2

Background
share close

Së fundmi, nëpër studiot televizive qarkullon dendur teza se protesta qytetare prej më shumë se 100 ditësh ka sjellë një revolucion për faktin se gratë kanë zbritur në shesh të protestojnë.

Unë e kuptoj shumë mirë subjektivitetin në gjykimin e kësaj çështjeje, pasi statusi i rehatshëm i pronares së një OJQ-je, të bën të jesh subjektive dhe të bën të mendosh se historia e revoltës së gruas në Shqipëri fillon me themelimin e një OJQ-je.

Përtej subjektivitetit të pronarëve të OJQ-ve, ekziston një realitet tjetër i cili na çon pashmangshmërisht tek emri i Musine Kokalarit e cila revoltën e saj e pagoi me jetë. Na çon tek emrat e qindra grave të cilat refuzuan të martoheshin, të kryenin marrëdhënie seksuale me sekretarët e partive dhe funksionarë të tjerë të aparatit shtetëror në kohën e diktaturës për një të drejtë studimi apo për një transferim në qytet. Këto gra qëndruan dhe sfiduan fatin e tyre me dinjitet në heshtje dhe pa zhurmë deri në vitet 90 ku iu desh të kërkonin kohën e humbur të diktaturës dhe të uleshin në auditorët e universiteteve më vonë se kushdo tjetër. Të diplomoheshin, të krijonin familje dhe të mos harronin kurrë të qëndronin gjithmonë kundër ferrit që përjetuan për gjysmë shekulli. Revolta e tyre nuk u shua kurrë dhe në postkomunizëm. Ato ishin të pranishme në çdo shesh dhe në çdo protestë për ta ndaluar të shkuarën të kthehej në të tashme.

E ndonëse tani mund të jenë në moshën e pensionit, vazhdojnë të qëndrojnë përballë pushtetit si një amanet që duhet përmbushur me çdo kusht.

Sigurisht, kjo lloj revolte nuk dokumentohet në tryeza rrumbullake dhe konferenca buzë detit, në video apo fotografi në rrjete sociale, pasi për fatin e keq në Shqipëri të vërtetat e mirëfillta nuk dokumentohen shpesh, por fakti qè nuk dokumentohen shpesh, nuk do të thotè se nuk ekzistojnë.

Post Scriptum- Pra, para se të shpallni revolucionin, që zbriti gruan shqiptare në shesh, kuptoni se kjo revoltë ka ekzistuar para se ju tè lindnit dhe tè bëheshit pronare të OJQ-ve.

Elona Caslli

Written by: WindowMedia.de

Rate it