Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka kërkuar nga Gjykata Speciale në Hagë, lirimin e tij me kusht.
Në kërkesë thuhet se ish-presidenti Thaçi nuk paraqet rrezik të arratiset dhe se ai ka ofruar garanci financiare 50 mijë euro për të siguruar lirimin e tij.Në kërkesë mes tjerash, po ashtu bëhet e ditur edhe për kushtet të cilat, ish-presidenti, është i gatshëm t’i pranojë.Aty, përveç garancisë prej 50 mijë eurosh, thuhet se, Thaçi, s’do të largohet nga territori i Kosovës, dhe se ai, do të dorëzojë pasaportën dhe çdo dokument tjetër udhëtimi. Po ashtu, thuhet se, Thaçi do […]