Your dedications
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Blog masonry

Politikë

DEKLARATË E GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dënon me forcë sjelljen e mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë, e cila vijon të pengojë opozitën në ushtrimin e funksioneve të saj kushtetuese dhe në përmbushjen e detyrimit për të përfaqësuar interesin e qytetarëve. Të martën, duke përdorur forcën e kartonave, mazhoranca refuzoi kërkesën për llogaridhënie nga Kryeministri dhe zhvillimin e një debati parlamentar mbi kërkesat legjitime të qytetarëve, të cilët protestojnë prej më shumë se një muaji, si edhe mbi konstatimet dhe rekomandimet e […]

todayJuly 2, 2026 24

Opinion

BOMBA POLITIKE: Lista që vulosi Partinë Demokratike si parti të besnikërisë, jo të meritës!

Lista e Këshillit Kombëtar nuk ishte thjesht një listë emrash. Ishte një mesazh politik, një deklaratë force dhe një sinjal i qartë për mënyrën se si Sali Berisha e sheh të tashmen dhe të ardhmen e Partisë Demokratike. Për shumë analistë dhe vëzhgues, kjo listë ngjan me testamentin e tij politik. Me përzgjedhjen e bërë, Berisha duket se u dha një përgjigje të gjithë aktorëve brenda Partisë Demokratike. Figurave historike, atyre që për dekada ndërtuan strukturat e partisë dhe mbajtën […]

todayJuly 2, 2026 72

Horoskopi

HOROSKOPI I DATËS – 2 KORRIK 2026❤️

Energjia e datës 2 Korrik 2026 E enjtja e 2 korrikut 2026 vjen nën ndikimin e Hënës në Peshore dhe Diellit në Gaforre. Kjo është një ditë ku zemra kërkon siguri, por mendja kërkon drejtësi dhe harmoni. Hëna në Peshore na bën më diplomatikë, më të hapur për kompromis dhe më të ndjeshëm ndaj padrejtësive në marrëdhënie. Mërkuri në Gaforre thellon ndjeshmërinë në komunikim – fjalët sot kanë peshë emocionale, ndaj zgjidhni me kujdes çfarë thoni. Marsi në Binjakë shton […]

todayJuly 2, 2026 53

Kronikë

“Babi, të lutem hajde më merr!”

Fjalët rrëqethëse të vajzës së shoferit që humbi jetën dje në aksident, miqtë e kujtojnë mes lotësh me videon prekëse Një aksident tragjik u regjistrua një ditë më parë në autostradën Durrës-Tiranë, ku një autobus i linjës Berat-Tiranë doli nga rruga dhe u përplas me barrierat anësore. Si pasojë e aksidentit humbi jetën 36-vjeçari Redion Hasimi, i cili jetonte në Kombinat dhe çdo ditë përshkonte këtë aks rrugor për të ushtruar profesionin e tij. Zemra u tregua e padrejtë me […]

todayJuly 1, 2026 101

Histori

E tmerrshme: Nëna e pa derisa i ekzekutohej djali, s’e lanë t’i afrohej!

Teksa jepte shpirt nëna u afrua ta shihte për herë të fundit djalin e vet, por nuk e lanë duke e kërcënuar. “Mos ju afro, lëre të dergjet si i paudhë qe ishte, ti s’je nënë e duhur, nëna e vërtet është Partia.” Më poshtë e gjeni historinë e dhimbshme të Gjelosh Lulashit:Gjelosh Lulashi lindi në Ndreaj të Shoshit të Dukagjinit më 02.09.1925.Qysh në moshën 7-vjeçare ndoqi shkollat në Shkodër te Fretërit Minorë dhe pastaj në Seminarin Papnor Shqiptar Ushtarak, […]

todayJuly 1, 2026 68

Opinion

Shqipëria gjendet sot në ditët më të zeza të egzistencës së saj!

“Në një thënie Shqiptare thuhet: Rranë Malet, u ngritën Halet!” Piedestali i këtyre Haleve, është sot më shumë se kurrë, i gjendshëm kudo dhe kurdo. Nuk do ndalem tek ky paragraf, por do e shpjegoj me detaje si më poshtë. Jam munduar këto kohë të kuptoj numrin e llumit që ka në Shqipëri dhe jashtë saj dhe sinqerisht kam kuptuar se llumi nuk paska një numër të caktuar, por qenka pakufij. Të shitur, të blerë gjithandej. Me lista pagesash, me […]

todayJuly 1, 2026 12

Sport

Dyshimet për korrupsion në “EURO 2024”, bastisen zyrat e Federatës gjermane të futbollit!

Autoritetet gjermane kanë intensifikuar hetimet për dyshime korrupsioni që lidhen me organizimin e Kampionatit Evropian të Futbollit “EURO 2024”, duke zhvilluar bastisje në disa institucione publike dhe sportive në vend. Veprimet hetimore shënojnë një zhvillim të rëndësishëm në një çështje që synon të sqarojë nëse zyrtarë publikë dhe përfaqësues të kompanisë organizatore kanë shkelur rregullat për dhënien e përfitimeve të palejuara. Policia gjermane kreu të mërkurën kontrolle në selinë e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), si dhe në bashkitë e […]

todayJuly 1, 2026 15

Opinion

Pas votës së diasporës, a ka ardhur koha për hapin e madh? Një pritshmëri e madhe ndaj Lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” dhe Florian Haçkajt:

Ndërsa Shqipëria vazhdon të përjetojë javë të tëra protestash, debatesh dhe pakënaqësish publike, një pyetje po dëgjohet gjithnjë e më shpesh mes shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit: Kush do ta përfaqësojë realisht diasporën shqiptare në politikën e nesërme? Për vite me radhë, emigrantët shqiptarë kanë qenë pjesa më e sakrifikuar dhe njëkohësisht më e anashkaluar e kombit. Ata kanë mbajtur familjet e tyre, kanë investuar në Shqipëri, kanë promovuar emrin e vendit në botë dhe kanë kontribuar në ekonomi me […]

todayJuly 1, 2026 55

Politikë

Kryeministri Rama nga Düsseldorfi pranon që protestat janë kundër qeverisë:

Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Europian të Inovacionit dhe Sipërmarrjes në Düsseldorf, kreu i qeverisë theksoi se përpjekja e tij nuk është përqendruar te numërimi i pjesëmarrësve, por te përçimi i mesazheve që vijnë nga bulevardi. GJERMANI- Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi protestat e fundit në Tiranë, duke i cilësuar ato si një sinjal të rëndësishëm për të, ndërsa u shpreh i angazhuar për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve. Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Europian të Inovacionit dhe Sipërmarrjes në Düsseldorf, […]

todayJuly 1, 2026 17