Your dedications
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Blog masonry

Ekonomi

Paralajmërimi i padëgjuar i Friedrich Hayek: Profeti i krizës së madhe të vitit 1929:

Në shkurt të vitit 1929, kur bursat botërore po zjenin nga optimizmi dhe njerëzit besonin se pasuria do të rritej pafundësisht, ekonomisti austriak Friedrich Hayek doli me një paralajmërim të zymtë: kreditë e lehta dhe spekulimet e tepërta financiare kishin krijuar çekuilibra tmerrësisht të rrezikshëm në ekonomi. Ndërsa kolegët e tij e injoruan, Hayek argumentoi se ky "bum" artificial i ushqyer nga paraja e lirë do të përfundonte pashmangshmërisht në një korrigjim të dhimbshëm.Kur bursa e Nju Jorkut u shemb […]

todayJune 11, 2026 24

Opinion

Zgjimi qytetar i Shqipërisë: Një vit pas fitores dërrmuese të Ramës, thyhet iluzioni i pathyeshmërisë:

Një vit pasi Kryeministri Edi Rama fitoi një mandat të katërt radhazi, Shqipëria ndodhet në një realitet thellësisht të ndryshëm nga narrativa triumfaliste që ai kishte projektuar. Qeveria që pretendonte një autoritet të pakrahasueshëm tani përballet me kryengritjen qytetare më të qëndrueshme në dekada. Ajo që nisi si protesta modeste kundër projekteve të investimeve të huaja në Zvërnec dhe Sazan është shndërruar në një ballafaqim mbarëkombëtar me një sistem që shumë shqiptarë e shohin si të papërgjegjshëm, zhvatës dhe thelbësisht […]

todayJune 11, 2026 44

Horoskopi

✨ Horoskopi i Datës – 11 Qershor 2026 ✨

🌞 “Ka ditë kur jeta ecën ngadalë dhe ka ditë kur një vendim i vetëm mund të ndryshojë gjithçka. 11 Qershori është një prej tyre.” Energjia e kësaj dite sjell lëvizje, zbulime dhe mundësi të papritura. Hëna ndikon fuqishëm në emocionet dhe intuitën, ndërsa energjitë planetare favorizojnë guximin, komunikimin dhe fillimet e reja. Sot shumë njerëz do të ndiejnë nevojën për të marrë kontrollin e jetës së tyre dhe për të lënë pas situata që nuk u sjellin më lumturi. […]

todayJune 11, 2026 55

Sociale

KOHA E PROVËS ZBULON MË SHUMË SE KOHA E FJALËVE ✨🕊️

Këto ditë po mendoja për një gjë.Kur artistët, këngëtarët dhe figurat publike kishin nevojë për mbështetjen e njerëzve, njerëzit ishin aty.Blinin biletat.Mbushnin koncertet.Brohorisnin.Shpërndanin këngët.Klikonin dhe i ngrinin lart. Por kur një popull po kalon një provë dhe po ngre zërin për atë që beson, shumë prej atyre zërave mungojnë. Nuk jam këtu për të gjykuar askënd.Secili ka rrugën, frikërat dhe zgjedhjet e veta. Por kjo kohë po na mëson diçka të rëndësishme:✨ Është e lehtë të flasësh kur nuk rrezikon […]

todayJune 11, 2026 25

Opinion

“E ardhmja ndërtohet, ajo nuk bie nga qielli”

Gjashtë qasje për ''Revolucionin Flamingo'' Në qytet po zhvillohet një ngjarje. Aktorët dhe faktorët janë qytetarët. Mijëra, prej 31 majit, dalin në protestë duke kërkuar llogari se si po zhvillohet vendi. Larushia e grupimeve shoqërore, shumatorja e kërkesave, masiviteti i tubimit, apeli i qytetarëve kanë marrë vëmendjen kryesore. Konspiracioni Kërkesa kryesore dhe e menjëhershme e shumë spektatorëve të protestës qytetare është se kush e organizon? Shumica e atyre që pyesin për organizatorin nuk shkojnë në protestë. Gjithnjë ka një skenar, […]

todayJune 10, 2026 19

Politikë

35 vjetori i PS-së së Fierit/ Petro Koçi sulmon Belinda Ballukun: Themeluesja e korrupsionit dhe përçarëse e socialistëve:

Petro Koçi:1- Bulevardi digjet, korrupsioni krihet. Themeluesja e korrupsionit nuk mund te mos e ushtroje zanatin edhe ne nje ceremoni kremtimi te pervjetorit te themelimit te PS. Zakonisht ajo mbjell frike dhe servilizem kudo ku e dergojne, ne detyra shteterore apo partiake. Mbreme shfaqi edhe vesin e lig te percarjes se themeluesve te PS.Ca i ftoi, ca i harroi. Servilet dhe frikacaket rreth saj nuk bezane.Performoi haptaz nje sjellje ordinere prej hakmarreseje.Hierarkine e kontributeve te themelimit, modernizimit dhe fuqizimit te […]

todayJune 10, 2026 45

Botë

“Po nxjerrin emigrantët nga shtëpitë” – Trazira të dhunshme dhe sulme raciste në Irlandën e Veriut, Belfasti përfshihet nga flakët:

Irlanda e Veriut po përjeton një nga valët më të rënda të dhunës së viteve të fundit, pasi qyteti i Belfast u përfshi nga trazira të ashpra, sulme raciste, zjarrvënie dhe përplasje me policinë. Dhjetëra automjete janë djegur, banesa janë sulmuar dhe familje emigrantësh janë detyruar të largohen me urgjencë nga shtëpitë e tyre për t’i shpëtuar turmave të dhunshme.   Ngjarjet shpërthyen pas një sulmi brutal me thikë në Belfast, ku një burrë mbeti rëndë i plagosur. Pamjet e […]

todayJune 10, 2026 40

Sociale

Nëse protestat e fundit në Shqipëri e Diasporë do të lënë një trashëgimi politike,ajo nuk do të jetë domosdoshmërisht fitorja apo humbja e një projekti të caktuar.

SI PËRFAQËSUESE E SHOQËRISË CIVILE DHE INTELEKTUALËVE TË ELITËS NË GJERMANI, E NDJEVA TË NEVOJSHME TA SHPALL OPINIONIN TIM /Nën optikën time : Protestat në Shqipëri dhe Diasporë:" Kur Qytetaria Bëhet Kundërpeshë e Pushtetit " Qershori i vitit 2026 po shënon një nga momentet më domethënëse të aktivizmit qytetar në Shqipëri dhe në diasporën shqiptare. Protestat e lidhura me çështjen e Zvërnecit, Nartës dhe atë që simbolikisht është quajtur “Revolucioni i Flamengove” kanë tejkaluar kufijtë e një debati lokal mbi […]

todayJune 10, 2026 22

Sociale

Flamingot dhe shqiptarët:

Po ndodh një fenomen interesant këto ditë në “tour-in” e stand up komedisë kryeministrore. Shqiptarët po protestojnë për korrupsionin, për ligjet e qepura sipas trupit të klientëve, për pronat, për mungesën e transparencës, për korrupsionin endemik, për qytete që ujin nuk e kanë në rubinet por e kanë me bollëk në rrugë, për arrogancën e pushtetit dhe mospërfilljen që u bëhet. Kryeministri u përgjigjet me flamingo. Si ai nxënësi që bën shaka me pyetjen sepse nuk e di përgjigjen, ai […]

todayJune 10, 2026 19