QYSHK – PAVLAN – ZAHAQ 14 MAJ 1999:
Ndërsa forcat policore e ushtarake sërbe-jugosllave po depërtonin në fshatin Qyshk të Pejës në orët e hershme të 14 majit 1999, shumica e burrave të fshatit ia dolën të iknin në kodrat e afërme. Gjatë depërtimit, këto forca nëpër pjesë të ndryshme të fshatit i vranë 12 burra. Mes të vrarëve ishte Qaush Lushi, 50 vjeçar, i cili u ofroi para pjesëtarëve të forcave sërbe-jugosllave për ta shpëtuar të birin […]