Your dedications
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Botë

Gjermania inaguron kompjuterin më të shpejtë:

todaySeptember 5, 2025 2

Background
share close

Gara teknologjike e Evropës – përurohet superkompjuteri “Jupiter”, më i shpejti në Gjermani dhe Evropë

Ky superkumpjuter do të llogarisë modele të ndryshme të klimës, do të zhvillojë ilaçe të reja dhe në përgjithësi do të forcojë pozicionin e Evropës në garën globale në Inteligjencën Artificiale. Ai mban emrin “Jupiter” dhe është superkompjuteri më i shpejtë i Evropës. Ndodhet në Jülich të Gjermanisë dhe do të përurohet zyrtarisht sot.

Konstrukturorët mendojnë se ky është një hap shumë i madh në garën digjitale me vendet e tjera, pasi që Evropa është shumë pas Amerikës në këtë segment.

Superkompjuteri “Jupiter” është vendosur në Qendrën Kërkimore të Jülich dhe është kompjuteri i parë evropian i të ashtuquajturës klasë “exascale”, e evropianë mendojnë se ai do të jetë edhe hapi i parë i madh në garën për inteligjencën artificiale.

Me një fuqi llogaritëse prej më shumë se një trilion operacionesh për sekondë – e krahasueshme me atë të një milion telefonave inteligjentë – “Jupiter” është aktualisht superkompjuteri më i shpejtë i Evropës.

Ai konsiderohet shumë efikas edhe në energji. Një faktor që po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm duke pasur parasysh konsumin e madh të energjisë të operacioneve të llogaritjes së IA-së.

“Jupiter” mund të trajnojë modele të IA-së me sasi të mëdha të dhënash, Ky vend pretendohet të bëhet një vendndodhje qendrore për zhvillimin e modeleve të reja të inteligjencës artificiale dhe të ndihmojë Evropën në këtë garë.

Pas zhvillimeve të fundit politike dhe ushtarake në botë, Evropa pretendon të pavarësohet më shumë jo vetëm në aspektin ushtarak dhe mbrojtës, por edhe në teknologji. Sa do të ketë sukses, kjo është në çështje tjetër. Por ky është një hap i madh në këtë drejtim.

Shkruan Bari Cani

Written by: WindowMedia.de

Rate it