Your dedications
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Politikë

đŸŸ„ MOS GJYKONI BANORËT E THETHIT. đŸ”» GJYKONI ATA QË I TRADHTUAN PËR 35 VJET! 😡

todayJuly 22, 2026 26

Background
share close

Dje shumĂ« njerĂ«z u turrĂ«n t’sulmojnĂ« banorĂ«t e Thethit, vetĂ«m pse pritĂ«n Edi RamĂ«n dhe zgjodhĂ«n t’kuvendojne me tĂ«.

Disa e quajtĂ«n madje “Sindroma e Stokholmit”.

Unë nuk mendoj kshtu.

BanorĂ«t e Thethit nuk janĂ« pengje t’rrĂ«mbyesit. Ata janĂ« pengje tĂ« njĂ« shteti qĂ« nuk e patĂ«n kurrĂ«.

Prej shekujsh jetojnĂ« n’ato male, mbi tokat e trashĂ«gume brez pas brezi.

Turku nuk mundi tua marre pronat. Nuk ua ndryshoi besimin. As pushtuesit serb nuk arritën ta thynin krenarinë e tyne.

Erdhi komunizmi. Enveri ua shtetëzoi gjithçka, si kudo.

Pas ranies së diktatures, erdhën 35 vite demokraci.
T’djathtĂ«t nuk ua kthyen pronĂ«n. T’majtĂ«t nuk ua njohĂ«n pronĂ«n. T’tane i lanĂ« pa dokumente, pa siguri juridike, pa shtet, pa tĂ« ardhme.

NjĂ« qeveri e djathtĂ«, qĂ« duhej tĂ« ishte mbrojtĂ«sja mĂ« e madhe e pronĂ«s private, nuk ua zgjidhi kĂ«t plagĂ« historike.😡

Pastaj erdhi dreqi i mallkum Edi Rama. U premtoi legalizime mbi tokën e tyne të trashëgume. U kërkoi besim. U kërkoi votë publikisht.

Dhe më pas u kthye me fadroma, me policë dhe me gaz lotsjellës.

Akte që nuk ua bane pushtuesit nder shekuj, ua bani shteti i tyne.

Dje u kthye prap dreqi i mallkum, kĂ«saj here me “PaketĂ«n e Maleve”, me kamra, me propagandĂ«n dhe me ushtrinĂ« e patronazhistĂ«ve.

ÇfarĂ« duhej tĂ« bĂ«nin banorĂ«t?

Të merrnin armët?

Të përplaseshin me policinë?

Apo të zgjidhnin kuvendin, fjalën dhe përballjen?

Ata zgjodhĂ«n traditĂ«n shqiptare.đŸ‡ŠđŸ‡±

NĂ« malet tona, edhe me hasmin ulesh n’kuvend pĂ«r t’i thane t’vĂ«rtetĂ«n nĂ« sy.

Kjo nuk ashte “Sindroma e Stokholmit”.

Kjo ashte kultura e kuvendit, shpresa e fundit e njerzve që nuk kanë më as shtet, as drejtsi dhe as garanci per neser.

Prandaj mos e kërkoni fajin te banorët e Thethit.

Fajin kërkojeni te politika që për 35 vjet nuk u dha as certifikatën e pronës së trashëgume.

Fajin kĂ«rkojeni te kryeministri qĂ« fillimisht premtoi legalizime, pastaj dĂ«rgoi fadromat dhe sot rikthehet pĂ«r t’ba propagandĂ« mbi plagĂ«t qĂ« vetĂ« hapi.

Mos paragjykoni viktimat. Gjykoni ata që krijojnë viktima.

Mos gjykoni Thethin. Gjykoni politikën që e përdori, e mashtroi dhe e poshtëroi.

Sepse banorët zgjodhën kuvendin, ndërsa pushteti zgjodhi propagandën.

Dhe kjo ashte diferenca mes shqiptarit t’tradites dhe autokratit arrogant.

  • Nard Ndoka –

Partia Demokristiane e Shqipërisë

Written by: WindowMedia.de

Rate it