Listeners:
Top listeners:
play_arrow
Window Radio
Në skenën e diplomacisë ballkanike, Grekja nuk flet ajo shkruan skenarë.
Me buzëqeshje të hollë dhe sy që matin çdo lëvizje, ajo e di se Kosova ka më shumë aktorë se ide.
Në çdo konferencë, ajo s’ka nevojë për mikrofon, mjafton një shikim, dhe gërrnaqat fillojnë të recitojnë vetë.
Grekja është mjeshtre e fjalës së butë që shpon si gjilpërë.
Ajo s’e quan manipulim, por “bashkëpunim strategjik”.
Ndërsa gërrnaqat, të etur për pak vëmendje, e shesin mendimin kombëtar për një “like” diplomatik.
Në tavolinat e saj, Kosova është menu, jo partner.
Në çdo takim, ajo luan rolin e “motres së madhe” që kujdeset për fqinjët, por në fakt, është regjisore e heshtur e një teatri ku të tjerët harrojnë tekstin.
Gërrnaqat e Kosovës, me kostume të reja dhe fjalor të huazuar, mendojnë se po bëjnë politikë, kur në të vërtetë po bëjnë figurim në një dramë të huaj.
Në fund, Grekja ngre gotën e verës dhe thotë:
“Ju jeni të lirë, por lirinë e keni me kontratë.”
Dhe gërrnaqat tundin kokën, pa e kuptuar se çdo “po” e tyre është një jo për vendin që i rriti.
Ky është Ballkani i ri, ku retorika ka zë femre, por qëllim të vjetër, dhe ku Kosova rrezikon të bëhet notë e tretë në simfoninë e diplomacisë së huaj.
Shkruan Arbër Hoxha:
Written by: WindowMedia.de
Copyright Window Media Developed by Bledi Orhani