Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Politikë

Lezha po mbytet nga pluhuri dhe kaosi në mes të sezonit turistik!

todayJuly 30, 2026 6

Background
share close

Nënkryetari i deges se PD-së në Lezhë, Altin Mema, ka akuzuar qeverinë dhe Bashkinë e Lezhës për keqmenaxhim të punimeve publike në qytet, duke thënë se ato po shkaktojnë pluhur, bllokime rrugësh dhe vështirësi në qarkullim, edhe në kulmin e sezonit turistik.

Reagimi i plotë i Altin memës:

Prej muajsh Lezha është mbytur nga pluhuri, rrugët e bllokuara dhe kaosi në qarkullim. Edhe në kulmin e sezonit turistik, bizneset dhe qytetarët po përballen çdo ditë me pasojat e mungesës së planifikimit të punimeve që zgjaten e ku nuk ka një datë se kur përfundojnë. Investimet i mirëpret çdo lezhjanë, demokrat, socialist apo i pa parti.

Sot Taulant Balla i Toyota Yaris sulmoi Bashkinë e Kavajës, të drejtuar nga Partia Demokratike, vetëm pse po kryen punime publike. Por pse hesht për Lezhën? Pse nuk flet për kantieret pa fund, betonieret që kanë pushtuar edhe zonat turistike, pluhurin që ka mbuluar çdo rrugë dhe kaosin që qeveria e tij ka krijuar në mes të sezonit ku do në vend?

Për Rilindjen ekzistojnë dy standarde, një për bashkitë që drejton vetë dhe një tjetër për bashkitë e opozitës!

Written by: WindowMedia.de

Rate it