Mesazhi Yt
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Kronikë

Theu rekorde duke u ngjitur në 14 majat e botës, alpinisti i famshëm mes 10 viktimave nga orteku në Pakistan.

todayAugust 4, 2026 6

Background
share close

Alpinisti i njohur Nirmal Purja është mes 10 personave që humbën jetën nga një ortek në malin Broad Peak në Pakistan.

Kompania Elite Expeditions njoftoi me “trishtim të thellë dhe dhimbje të jashtëzakonshme” se Purja, 43 vjeç, humbi jetën në ortekun e së enjtes.

Vdekja e Purjas u konfirmua gjithashtu nga kryeministri i Nepalit, Balendra Shah, i cili tha se “vdekja tragjike e gjashtë alpinistëve nepalas dhe katër alpinistëve të tjerë të huaj, mes tyre edhe mbajtësit të rekordit botëror Nirmal Purja, në vargmalin Karakoram të Pakistanit, na ka tronditur”.

“Historia e guximit, përkushtimit dhe kontributit të tyre do të mbetet gjithmonë frymëzuese”, shtoi kryeministri.

“Me zemrën më të rënduar po ndaj lajmin shkatërrues se vëllai im i dashur më i vogël, Nirmal ‘Nimsdai’ Purja, dhe alpinistët e tjerë nuk janë më me ne. Edhe pse zemrat tona janë të thyera, ne jemi jashtëzakonisht krenarë për ty. Trashëgimia jote do të jetojë përgjithmonë”, shkroi Kamal, vëllai i madh i Purjas.

Ekipet në Pakistan po kërkojnë alpinistët në majën Broad Peak, një nga 14 majat në botë mbi 8 mijë metra, pasi orteku goditi majën me lartësi 8 047 metra në vargmalin Karakoram.

Grupi shumëkombësh i alpinistëve drejtohej nga Purja. I njohur edhe si Nims, ai u bë i famshëm në vitin 2019 kur u ngjit në të gjitha 14 majat e botës mbi 8 mijë metra në vetëm 189 ditë, duke thyer rekordin e mëparshëm me më shumë se shtatë vite.

Ai u bë edhe më i njohur pas dokumentarit të Netflix-it “14 Peaks: Nothing Is Impossible”, i publikuar dy vite më vonë, i cili tregonte rrugëtimin e tij.

Purja shërbeu në ushtrinë britanike për 16 vite, 10 prej të cilave në forcat speciale. Në vitin 2018 ai u nderua me medaljen MBE nga mbretëresha e ndjerë Elizabeth II për arritjet e tij në alpinizmin ekstrem në lartësi të mëdha.

Ai jetonte me bashkëshorten dhe vajzën e tij 3-vjeçare në Hampshire, në jug të Anglisë.

Written by: WindowMedia.de

Rate it

Similar posts

Botë

TRONDITET ATHINA! Bamirësja skoceze u gjet e vrarë në valixhe, arrestohet 26-vjeçari afgan – zbardhen detaje rrëqethëse të krimit

Vrasja makabre e bamirëses skoceze në Athinë: Arrestohet 26-vjeçari afgan, zbardhen detaje tronditëse – përdori telefonin dhe kartat bankare të viktimës për të fshehur krimin! ATHINË – Një nga ngjarjet kriminale më të rënda që ka tronditur opinionin publik në Greqi dhe Mbretërinë e Bashkuar gjatë javëve të fundit po […]

todayAugust 4, 2026 8