Your dedications
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Sport

❌ FSHF zbulon talente, por presidenca nuk u jep pasaporta. Shpërthen Tefik Osmani: Për të rinjtë nuk ka, për yjet e Kosovës direkt pasaportë?

todayAugust 10, 2026 11

Background
share close

⚔️ Drejtori i Skautimit i kombëtares shqiptare, ish-futbollisti i kombëtares sonë Tefik Osmani, ka publikuar një letër të hapur drejtuar presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili sipas Osmanit refuzon të firmosë dhënien e shtetësisë shqiptare për disa të rinj të talentuar, të cilët janë gati të bëhen pjesë e ekipeve të moshave. Osmani ka kujtuar shpejtësinë me të cilën presidenti ka firmosur pasaportat e Zhegrovës e Rrahmanit, për të luajtur në Serie A si komunitarë.

✍🏻 LETRA E OSMANIT

Zoti President i Republikës,

Po ju drejtohem publikisht, jo për një favor, por për një përgjigje që lidhet drejtpërdrejt me të ardhmen e futbollit shqiptar.

FSHF-ja ka dorëzuar dokumentacionin për rreth 10 djem dhe vajza me potencial të madh, të cilët mund të përfaqësojnë Shqipërinë në ekipet kombëtare të moshave. Përgjigjja që marrim është se ka ndryshuar ligji dhe duhet të presim VKM-në.

Dua të jem shumë i qartë: ne si FSHF jemi plotësisht pro që lojtarët me origjinë nga Kosova të pajisen me pasaportë shqiptare. Madje kemi punuar dhe kemi bërë marrëveshje me Italinë pikërisht që lojtarët shqiptarë të mos konsiderohen ekstrakomunitarë.

Por pikërisht për këtë arsye, lind një pyetje e fortë: Si është e mundur që procedurat për një lojtar të Përfaqësueses së Kosovës, si Albion Rrahmani, mund të ecin dhe të përfundojnë, ndërkohë që dokumentacioni i lojtarëve dhe lojtareve që FSHF-ja po përpiqet t’i afrojë me Kombëtaret e Shqipërisë qëndron gjithmonë në pritje?

Nuk kemi asgjë kundër Rrahmanit apo lojtarëve të Kosovës. Përkundrazi, kjo është një çështje që ne e mbështesim. Por kërkojmë që i njëjti seriozitet, e njëjta shpejtësi dhe e njëjta vëmendje t’u kushtohet edhe talenteve që mund të veshin fanellën kuqezi.

Sepse këtu nuk po flasim për dokumente që mund të presin pafundësisht. Po flasim për fëmijë dhe të rinj që kanë një moshë, një cikël kombëtareje dhe një moment të caktuar në zhvillimin e tyre.

Nëse shteti mund të gjejë një zgjidhje kur bëhet fjalë për një lojtar që përfaqëson Kosovën, pse nuk mund të gjendet një zgjidhje me të njëjtën urgjencë për lojtarët që presin të përfaqësojnë Shqipërinë?

Sepse në fund, rrezikojmë diçka shumë më të madhe se një dosje të vonuar:

rrezikojmë të humbasim talente që Shqipëria i ka gjetur, i ka ndjekur dhe i dëshiron.

Dhe do të ishte paradoksale që talentin ta humbnim jo në fushën e futbollit, por në pritje të një procedure administrative.

Written by: WindowMedia.de

Rate it