Your dedications
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Opinion

PASANIKËT E RINJ, “GISHTAT E MUNGUAR TË PIANOS” DHE FATI KOLEKTIV I SHQIPTARËVE:

todayAugust 11, 2026 11

Background
share close

PASANIKËT E RINJ, “GISHTAT E MUNGUAR TË PIANOS” DHE FATI KOLEKTIV I SHQIPTARËVE

  • saga 35 – vjeçare e privlegjeve të padrejta të pushtetit-

Një nga mashtrimet më të mëdha të debatit publik në Shqipëri është përpjekja për ta paraqitur pakenaqesine ndaj sistemit si urrejtje ndaj të pasurve. Sa herë që ngrihet zëri kundër padrejtësive sociale, menjehere gjendet dikush qe del e thotë se po sulmohet sipërmarrja, po sulmohen te pasurit. Kjo eshtë më shumë se djallëzore, pasi në të vërtetë, problemi nuk janë të pasurit por mënyra se si është krijuar pasuria këtu në Babzilandin tonë të përbashkët.
Paradoksi është edhe më i madh. Shqipëria nuk ka njohur kurrë aristokraci në kuptimin klasik europian të fjalës. Kështu që pasaniket e rinj te mos kujtojne se jane aristokratë pasi nuk kanë “gishta për piano”. Shumë-shumë, vetëm gishta per te numeruar leket. Ka patur pak familje te medha qe kane kontribuar per kombin por nuk ka patur kontë, dukë apo familje fisnike me privilegje shekullore të trashëguara. E megjithatë, brenda vetëm 35 viteve tranzicion, ka arritur të prodhojë një kastë të re të privilegjuarish ekonomikë, të lidhur ngushtë me pushtetin politik dhe vendimmarrjen publike.
Pas 35 vitesh tranzicion, Shqipëria ka prodhuar një kontrast të fortë shoqëror. Nga njëra anë qëndron një grup i vogël që zotëron pasuri të jashtëzakonshme, prona të shumta, monopole ekonomike dhe ndikim të madh politik. Nga ana tjetër qëndrojnë 3 milione qytetarë të zakonshëm, punëtorë, mësues, mjekë, inxhinierë, fermerë, pensionistë, të papunë dhe profesionistë të çdo fushe, të cilët mezi arrijnë të përballojnë jetën e përditshme.
Revolta lind kur njerëzit kuptojnë se loja nuk ka qenë e barabartë. Kur shohin se për dekada me radhë një pjesë e privilegjuar ka pasur akses tek tenderat, liçensat, tokat publike, konçesionet, privatizimet dhe vendimmarrja politike, ndërsa shumica e qytetarëve kanë pasur vetëm një privilegj, të paguajnë faturën.
Në një shoqëri normale, te vënit pasuri duhet të jetë rezultat i konkurrencës së ndershme. Në një sistem te deformuar si ky i yni, pasuria vjen si rezultat i afërsisë, kurvërimit politik dhe flirtit me pushtetin. Kjo është drama shqiptare. Shumë prej atyre që sot paraqiten si histori suksesi, në të vërtetë kanë përfituar nga një sistem që u ka hapur dyert vetëm atyre, ndërkohe qe te tjereve ua ka mbyllur atë, e madje edhe i ka debuar nga vendi.
Historia na mëson se pabarazia pasurore e vendosur kesisoj bëhet e rrezikshme. Në prag të Revolucionit Francez, populli nuk u ngrit kundër pasurisë si koncept. Ai u ngrit kundër një rendi ku oborri mbretëror gëzonte të drejta që pjesa tjetër e shoqërisë nuk i kishte. Revolta lindi nga ndjenja e padrejtësisë. Kur një sistem i jep disa njerëzve gjithçka dhe shumicës gjithnjë e më pak, ai fillon të prodhojë tensione që as propaganda nuk mund t’i fshehë më.
Zemërata që po rritet sot në Babziland nuk buron nga urrejtja ndaj të pasurve por nga bindja se mundësitë nuk u janë dhēnë të gjitheve njesoj. Pra nuk ka patur nje loje te ndershme. Njerëzit nuk revoltohen sepse dikush ka një makinë luksoze. Revoltohen kur kuptojnë se vajza e tyre e diplomuar nuk gjen punë, ndërsa dikush tjetër pasurohet pa garë, pa meritë dhe pa transparencë.
Një shoqëri do të bëhet më e drejtë kur t’ ia arrijë per te shkatërruar privilegjin.
Problemi i Shqipërisë nuk është se ka të pasur. Problemi është se për shumë vite ka pasur tepër privilegje për pak njerëz dhe tepër pak mundësi për shumicën.

Flaminginderit!

Marash Mirashi:

Written by: WindowMedia.de

Rate it