Your dedications
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Ekonomi

HISTORI EKONOMIE:

todayAugust 26, 2026 6

Background
share close

Monedha kombëtare. Në shkurt 1926 Banka Kombëtare e Shqipërisë hodhi në qarkullim emisionin në franga ar, një sistem i plotë kartëmonedhash dhe monedhash ari me nënfishat e tyre. Për herë të parë në histori, Shqipëria pati monedhën e vet.
Kartëmonedhat u përgatitën dhe u printuan nga kompania Bradbury e Ëilkinson e Londrës.
“Bradbury Wilkinson & Co” e themeluar në vitin 1850 nga Henry Bradbury e kishte nisur printimin e kartëmonedhave që në vitin 1856 dhe më pas qe bërë kompania më e njohur në botë në këtë fushë.
Na aspektin e dizajnit nuk ka informacion për piktorin që përgatiti klishetëe kartëmonedhës shqiptare, por shumica e vizatimeve të asaj kohe janë shitur në ankandet ndërkombëtare (FOTO). Ata vizatime përbëjnë thesarin e numizmatikës shqiptare, sepse grafikisht ata janë punë të një cilësie të lartë.
Pas hedhjës në treg prerja më e kërkuar rezultoi kartëmonedha 20 franga (61.9% e kartëmonedhave totale në fund të vitit 1928), që përkonte edhe me vlerën e mirënjohur të asaj kohë një napoleon.
Emisioni i përgjithshëm i Bankës në kartëmonedhë (prerje 100 franga ari, 20 franga ari, 5 franga ari dhe 1 frang ar (5 lekë) gjatë vitit 1926 arriti në 6,984,596 franga shqiptare, kryesisht nëpërmjet operacioneve të ndërrimit (blerje e monedhave dhe kartëmonedhave në qarkullim). U deshën pesë vite që të arrihej të futej në qarkullimin total një vlerë prej mbi 14.5 milion franga ari, një shifër që u konsiderua e përafërt me nevojat monetare të tregut.

Shkruan Adi Darsi:

Written by: WindowMedia.de

Rate it