Your dedications
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Ekonomi

Shqipëria me 40 km teleferik në 1916.

todayAugust 29, 2026 14

Background
share close

Sot mund të tingëllojë si fantashkencë, por në vitin 1916 në Shqipëri ka patur një teleferik funksional për transport mallrash dhe njerëzish me gjatësi 40 kilometra. Ai shtrihej nga Lezha në Vorë. Inxhinieri i mirënjohur shqiptar Jovan Adami në një punim të tij shkruan “Gjersa u mbaruan vijat definitive të komunikacionit midis Shqipërisë së Veriut dhe asaj të Mesme, siç ishin rrugët automobilistike dhe dekovili, ushtria austro-hungareze ndërtoi një teleferik të përkohshëm si mjet më të shpejtë komunikacioni. Ndërtimi i rrugës dhe i dekovilit midis Lezhës dhe Vorës kish dashur një studim paraprak dhe punime të gjata, si dhe materiale të shumta hekurudhore.
Pikërisht për këtë arsye u ndërtua më së pari ky teleferik, i cili nuk kërkonte as studime të gjata, as materiale dhe punë të shumtë. Teleferiku u vu në veprim disa muaj pas pushtimit austriak, që në fillim të dhjetorit 1916. Ky teleferik kalonte në vijë të drejtë nga Lezha për në Vorë dhe ishte 40 km i gjatë. Me të mund të transportoheshin jo vetëm materiale, por edhe njerëz.”

Shkruan Adi Darsi:

Written by: WindowMedia.de

Rate it