Your dedications
Deti Ju ftoj të më ndiqni në emisionin argëtues Pa Kufij. Bëhuni pjesë duke telefonuar në nr e WhatsApp: +49 176 22757460 Bledi Pershendesim te gjithe degjuesit e WindowRadio.de dhe i ftojme te qendrojne ne shoqerine e radios sone!

Aktualitet

A humbet qëndra historike nga ngritja e muzeut historik?

todaySeptember 13, 2026 4

Background
share close

ÇFARË PO I OFROJMË TURISTIT KULTUROR DHE ARTISTIK?

Vlora zyrtarisht ka vetëm 3 muze në të gjithë territorin e saj: Muzeun e Pavarësisë, Muzeun Historik dhe Muzeun Etnografik. pikërisht në godinën ngjitur me kantierin, sot I mbyllur për arsye rrezik shembjeje. Muzeu i katërt i Vlorës, në ndërtim I ebrenjëve, duhet të përforcojë dhe të rrisë vlerat e monumentit ngjitur, jo ta hijezojë atë. Themelet gjigande te muzeut ebraik dhe muri mbajtës që është vendosur në godinën e muzeut Etnografik ka shkaktuar çarje që rrezikojnë jo vetëm shëmbjen e godinës, por mbulimin e plote te pamjes të tij përfshi, tri dritare që mbyllen nga muri i betonit të muzeut ebraik. Kryeministri thotë që kemi siguruar 200.000 euro për modernizimin e muzeut etnografik. Muzetë nuk modernizohem me xhama me ngjyra dhe bojra dhe shtesa idjote. Ato restaurohen duke mos humbur asgjë nga identiteti. Godina në ndërtim e muzeut të çifutëve përbëhet nga tre pjesë ndërtim modern, që nuk kanë asnjë lidhje më ndërtesat qindra vjeçare të qendrës historike. !
Turisti kulturor nuk vjen në Vlorë për të parë një arkitekturë copypaste që mund ta gjejë në Tel Aviv, apo në dhjetëra qytete të botës; ai kërkon identitetin, shkallën e rrugëve, traditën e vendit dhe sigurisht historikun. Sot po përballemi me një paradoks: në vend që Muzeu Etnografik dhe ndërtesat historike përreth të jenë zotëruesit e peizazhit urban, po rrezikojmë t’i kthejmë ato thjesht në një sfond hije të arkitekturës së re. Atëherë ja një arsye më tepër që muzeu i çifutëve nuk duhet ndërtuar, Ai zotëron pamjen e gjithë sheshit jo vetëm nga ana volumit por edhe nga arkitektura moderne gjithe shtesa, që nuk puqen gjëkundi me arktekturën e qendrës historike.
Marrë nga shkrimi i arkitektit Elis Baba, “A humbet qëndra historike nga ngritja e muzeut ebraik” me ndonjë shtesë të vogël. Shenim: Te fotua si ishte, Muzeu etnografik eshte ndertesa dykateshe ne cep.

Written by: WindowMedia.de

Rate it